• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 16 Nëntor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Fakulteti Filozofik dhe Parlamenti Studentor i UT-së organizuan aktivitete të ndryshme për 28 Nëntorin

Akademinë solemne për nder të kësaj dite e shpalli të hapur dekani i Fakultetit Filozofik Prof. Dr. Ibish Kadriu i cili  tha se Universiteti i Tetovës përmes shënimit të datave të rëndësishme të historisë dhe kulturës kombëtare, në vazhdimësi dhe me përkushtim, përcjell te studentët dhe përmes tyre edhe te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, frymëzimin, idetë dhe kauzën e drejtë të të gjithë atyre brezave që emri shqiptar, gjuha shqipe, arsimi shqip të jenë të barabartë dhe të gëzojnë respektin e duhur në botën e qytetëruar.

28/11/2023
| Arsim, Rajon

Fakulteti Filozofik i Universitetit të Tetovës me një akademi solemne e shënoi sot 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo datë është një nga festat më të rëndësishme të shqiptarëve sepse shënon momentin kur shqiptarët e afirmuan identitetin dhe sovranitetin e tyre kombëtar.

Akademinë solemne për nder të kësaj dite e shpalli të hapur dekani i Fakultetit Filozofik Prof. Dr. Ibish Kadriu i cili  tha se Universiteti i Tetovës përmes shënimit të datave të rëndësishme të historisë dhe kulturës kombëtare, në vazhdimësi dhe me përkushtim, përcjell te studentët dhe përmes tyre edhe te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, frymëzimin, idetë dhe kauzën e drejtë të të gjithë atyre brezave që emri shqiptar, gjuha shqipe, arsimi shqip të jenë të barabartë dhe të gëzojnë respektin e duhur në botën e qytetëruar. “Është detyrë e çdonjërit prej nesh që të angazhohemi, që e  nesërmja jonë të jetë më e mirë se e sotmja. Ta duam, ta ndihmojmë, të bashkëpunojmë dhe ta respektojmë njëri-tjetrin, pavarësisht dallimeve që duhet të jenë përparësi dhe jo pengesë, vetëm kështu do të mund të plotësonim amanetin e rilindësve tanë, për të cilët gjendja e Shqipërisë dhe e shqiptarëve ishte barometër dhe busullë e jetës së tyre, ashtu siç e ka thënë me pak fjalë shpirti, Isa Boletini: “Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria!”, u shpreh Prof. Dr. Ibish Kadriu.

Ndërsa profesoresha e Katedrës së historisë Doc. Dr. Albnora Musa u shpreh se për shqiptarët ky rrugëtim nuk ka qenë fare i lehtë dhe sot më tepër se çdo ditë do të duhet ta kujtojmë dhe ta nderojmë sakrificën e të gjithë atdhetarëve të cilët dhanë jetën e tyre për zgjidhjen e çështjes kombëtare, si një çështje aspak e lehtë. “28 Nëntori është data më madhështore në gjithë historinë e kombit shqiptar, kjo ditë përmban një simbolikë të veçantë për kombin shqiptar. Sikurse dihet 28 Nëntori i 1912 nuk u zgjodh rastësisht për shqiptarët. Kjo datë kishte një domethënie të veçantë pasi më 28 nëntor 1443, rikthehet në Krujë Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, i cili ngriti flamurin kombëtar. Ky flamur valoi i pamposhtur në Kalanë e Krujës dhe në kullat e kalatë e tjera arbërore, për 25 vjet, për sa kohë që kryeheroi ynë udhëhoqi popullin dhe Shqipërinë kundër pushtuesve osmanë. U deshën 444 vjet pritje e vuajtje, tmerr e robëri nën atë pushtues, si dhe shumë eksode e zbrazje masive të trojeve tona nga qeniet arbërore, derisa rifilloi sërish valimi i Flamurit të Arbrit, i cili qe zbuluar nga “enciklopedia ne ecje” – mendjendrituri Faik Konica, derisa valoi në Vlorë më 28 nëntor të 1912 nga dora e Ismail Qemalit.”, tha Doc. Dr. Albnora Musa

Ndërsa Parlamenti Studentor i Universitetit të Tetovës, e festoi këtë ditë me aktivitete të shumta si: aktivitete me fëmijë, përgatitur nga Laboratori i psikologjisë, recitime nga studentët e Fakultetit  Pedagogjik dhe Filologjik si dhe pikë artistike nga studentët e Fakultetit të Arteve. Aktivitetet e Parlamentit Studentor u përmbyllën me një ndeshje futbolli nga studentët dhe pedagogët e Universitetit të Tetovës.


Publikimi i mëparshëm

Në Universitetin e Tetovës u promovua libri “Letërsia popullore dhe personaliteti” nga autori Prof. Dr. Nazmi Beqiri

Publikimi i radhës

LETËRSIA HISPANOAMERIKANE

Publikimi i radhës
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

LETËRSIA HISPANOAMERIKANE

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.