Mr. Sc. Shefat Ademi – Petro Marko është shkrimtari i cili në letërsinë shqipe, erdhi si një revolucionar për ta rishkruar edhe njëherë historinë e saj. Fillimet e letërsisë bashkëkohore, për të filluan të japin hapin e parë me nisjen e Luftës së Dytë Botërore, duke e shpërfaqur në mënyrë brilante temën e luftës atdheut, madje edhe ndaj dashurisë njerëzore. Ai para lexuesve, doli në momentet kur shqiptarit i cenohej e drejta për të qenë i lirë.
Kushdo që ka lexuar qoftë edhe një vepër të tij, të bën të kuptosh se rruga për të qenë i lirë, ishte e mundimshme dhe me plot sakrifica. Lufta e Parë Botërore, që kishte shpërthyer në vendet e botës për Markon ishte bërë halë në sy, sepse një ditë do t’i vinte rradha edhe Shqipërisë, dashnores së tij, që luftoi deri në momentin e fundit të jetës, që ajo të ecë në rrugën e mbarë e të përjetësisë.
Jeta e tij paqyroi shumë vështërsi, sepse u detyrua që prej vitit 1939, e më tej t’i bashkangjitet grupit revolucionar “Garibaldi” në moshën 23 vjeçare që ia kishin mësyrë Spanjës, për të luftuar fashizmin dhe Mbretin Franko, ku çdo ditë e më tepër po e kthente në rrugë të mbrapshtë botën.
I ndikuar nga këto ngjarje krijimtaria e tij letrare morri hov me romanet e tij “Hasta la vista” “Qyteti i fundit” “Nata e Ustikës” ” Horizonti” ” Një emër katër rrugë” “Intervistë me vetveten” që lanë gjurmë të pashlyera, në zemrën e një patrioti që idealin e tij, kombëtar ta çoj deri në fund.
Përmes personazheve reale si: Anita, Gori, Xhemal Kada, Asim Vokshi, Skënder Luarasi, Ana Maria Monti, Leka, Gjikë Mërtiri etj, dha një mesazh të fortë se ideali me shokët e nisur për liri, kishte elemente të besës që nuk u mposhtën deri në frymën e fundit.
Pasi luftoi gati 10 vite u kthye në vendlindjen e tij në Dhërmi të Himarës, diku nga viti 1940 kur tashmë komunistët në krye me Enver Hoxhën e kishin marrë pushtetin dhe do të burgoset, për shkak se asnjëherë, nuk u pajtua me politikën të cilën komunistët e udhëhoqën deri sa qe gjallë.
Petro Marko mbetet njeriu që i dha jetë, liri, shpresë dhe asnjëherë dorëzim amanetit të rilindasve se Shqipëria, o duhet të bëhet o duhet të vdesim gjithë së bashku. Prandaj, sa herë i lexojmë personazhet e tij na thonë, ja punojmë, ja luftojmë.