• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 7 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Studentët e UT-së angazhohen në fuqizimin e të rinjve në luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm

27/10/2023
| Arsim, Maqedoni

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës, Amra Azizi dhe Besjana Izairi, nga programi studimor i Drejtësisë dhe Blerian Selmani dhe Rijad Bejtulla, nga programi i Kriminalistikës, ishin pjesë e trajnimit pesëditor të organizuar nga OSBE-ja, me temë: “Angazhimi dhe fuqizimi i të rinjve për të luftuar radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm”, që u mbajt prej 16-20 tetor 2023.

Në këtë trajnim morën pjesë studentë nga pesë universitetet shtetërore të vendit tonë. Studentët tanë ndoqën paraqitjet e Kilian Vahli, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme, Nikola Dujovski, dekan i Fakultetit për Siguri në Shkup, Prof. Dr. Igor Nikolovski, rektor i Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir, Mark Dikson, udhëheqës i Njësisë për zhvillim të policisë, Misioni i OSBE-së në Shkup. Në kuadër  trajnimit ata realizuan edhe disa vizita studimore në disa institucione të vendit.

Në ditën e tretë të trajnimit ndoqën nga afër simulimin e tërmetit, ushtrime të organizuara nga Kryqi i Kuq në Shkup. Gjatë këtij trajnimi gjithashtu kanë ndjekur ligjërata nga disa të ftuar, si: Naumçe Mojsovksi, drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport, Gjorgi Tasec, këshilltar special për rini dhe politikat për të rinj i Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, edhe nga dy trajnerët Jasmina Todorovska – Miteva dhe Sedat Ajdari.

Pjesëmarrja e studentëve në trajnime të kësaj natyre mundëson përfitimin e njohurive të reja për çështje që kanë të bëjnë me sigurinë e vendit tonë dhe jo vetëm, sikurse i përgatit ata për t’u përballur me elementë të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Zyra për informim


Publikimi i mëparshëm

Me rastin e 179-vjetorit të lindjes së nihilistit – Fridrih Niçe

Publikimi i radhës

Parlamenti Studentor i UT-së organizoi panel diskutimi kushtuar “Tetorit Rozë”

Publikimi i radhës

Parlamenti Studentor i UT-së organizoi panel diskutimi kushtuar “Tetorit Rozë”

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.