• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E enjte, 12 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Parlamenti Studentor i UT-së organizoi panel diskutimi kushtuar “Tetorit Rozë”

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli tha se krahas procesit mësimor, shkencor, veprimtarisë hulumtuese, botuese, mësimit praktik, klinik, arritjes së marrëveshjeve me shumë institucione sikurse brenda shtetit, gjithashtu edhe me institucione ndërkombëtare, Universiteti i Tetovës njëkohësisht trajton tema siç është lufta kundër kancerit dhe sipas tij, ky mbetet një kontribut mjaft i çmuar i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë dhe në veçanti Parlamentit Studentor, për të dhënë një kontribut të veçantë si në sferën e parandalimit, shërimit dhe në tërësi betejave të cilat zhvillohen me këtë sëmundje.

31/10/2023
| Arsim, Spektër

Në Universitetin e Tetovës, Parlamenti Studentor, më 30 tetor 2023, organizoi panel diskutimi kushtuar “Tetorit Rozë”, që në të gjithë botën njihet si muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Kjo sëmundje është një sfidë shëndetësore globale dhe diskutimi rreth këtij armiku të padukshëm është mjaft i rëndësishëm për ndërgjegjësimin, sensibilizimin dhe diagnostifikimin e hershëm. Në këtë aktivitet, u diskutua për ekzaminimin dhe vetë ekzaminimin e kancerit të gjirit, parandalimin e tij dhe kalimin e vështirësive psikologjike gjatë kësaj sëmundjeje.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, Kryetari i Senatit, Prof. Dr. Vullnet Ameti, dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Prof. Dr. Nevzat Elezi, profesorë dhe studentë.

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli tha se krahas procesit mësimor, shkencor, veprimtarisë hulumtuese, botuese, mësimit praktik, klinik, arritjes së marrëveshjeve me shumë institucione sikurse brenda shtetit, gjithashtu edhe me institucione ndërkombëtare, Universiteti i Tetovës njëkohësisht trajton tema siç është lufta kundër kancerit dhe sipas tij, ky mbetet një kontribut mjaft i çmuar i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë dhe në veçanti Parlamentit Studentor, për të dhënë një kontribut të veçantë si në sferën e parandalimit, shërimit dhe në tërësi betejave të cilat zhvillohen me këtë sëmundje. “Besoj se të gjitha këto konkluzione të arritura, prezantimet që do t’i paraqesin panelistet, eksperte nga sfera të rëndësishme, kyçe, mendoj se do të jenë një kontribut mjaft i çmuar, mjaft i veçantë, për të dhënë në mënyre reale dhe simbolike, e për të sensibilizuar tërë opinionin, shoqërinë tonë, lidhur me parandalimin apo betejën që zhvillohet dhe besojmë se edhe në vazhdimësi Universiteti i Tetovës duke filluar nga Rektori, Senati, prorektorët, të gjithë institucionet, organet e tjera në vazhdimësi do ta përkrahin Parlamentin Studentor me qëllim që ju të dashur studentë të jeni sa më aktivë duke kontribuar krahas procesit mësimor edhe në zhvillimet aktuale të cilat janë tema kyçe për vendin dhe rajonin ” tha në fjalën e tij Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli.

Në këtë ngjarje, panelistët i paraqitën prezantimet e tyre lidhur me temën përkatëse. Fillimisht gjinekologia, Dr. Luljeta Mulaki, elaboroi mbi shëndetin e gjirit dhe vet ekzaminim; Faktorët rrezikues; skanimet dhe mamografia dhe këshilla për parandalimin e zhvillimit të kancerit të gjirit. Radiologia Dr. Arijeta Murtezani theksin e vendosi tek interpretimi i mamogrameve; procedura diagnostike e fotografimit; edukimi i pacienteve në procesin radiologjik dhe avancimet në teknologjinë e imazhit të gjirit.

Më pas, onkologia Dr. Vjollca Skenderi – Neziri foli për stadet dhe llojet e kancerit të gjirit; opsionet e trajtimit; mbijetesa dhe kujdesi i gjatë dhe promovimi i testimeve të reja klinike në përparimin e trajtimit të kancerit të gjirit. Në fund, psikologia Hasie Veseli i paraqiti strategjitë për t’u ballafaquar me këtë sëmundje, siç janë: ndikimi emocional i kancerit të gjirit; strategjitë për t’i përballuar; mbështetja e familjes dhe këshillimi; teknikat mendore-trupore dhe reduktimi i stresit.


Publikimi i mëparshëm

Studentët e UT-së angazhohen në fuqizimin e të rinjve në luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm

Publikimi i radhës

Botohet numri më i ri i revistës “Metafora”

Publikimi i radhës
Botohet numri më i ri i revistës “Metafora”

Botohet numri më i ri i revistës “Metafora”

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.