Vjollcë Berisha – Dje në “Shend e verë” promovuam librin “101 poezi zvicerane”, përkthyer nga Kujtim Shabani, botuar nga “Syth” dhe “Bidentitas”.
Midis miqsh që e duan letërsinë, u përpoqëm të vëmë në dukje kontributin e Kujtim Shabanit për letërsinë e kulturën në përgjithësi.
Kujtimi është njohës dhe terjaqi i letërsisë, i cili rrugën kah kultura e ka bërë përmes librit, përmes leximeve pa fund. Në çdo rresht që shkruan feks kujdesi i tij prej filigrani për përzgjedhjen e fjalës dhe fuqisë figurative e tingullore të saj.
Letërsia jonë në raport me botën, roli dhe vështirësitë e përkthyesit si ndërmjetës kulturash.
Mundësitë poetike të shqipes dhe shkathtësitë e vlerat e përkthyesit të këtij libri në veçanti, qenë orientimet tematike dhe ndalelesat e këndshme në çështje të vockla e më të mëdha mbi letërsinë gjatë tërë mbrëmjes.
Pjesa tjetër qe lexim poezish dhe shoqërim njerëzish të dashur.
Falemnderit secilit veç e veç.
![](https://tradita.org/wp-content/uploads/2023/10/393800316_24834744889458106_67990339957201605_n-768x1024.jpg)
![](https://tradita.org/wp-content/uploads/2023/10/392796420_24834741806125081_8077015711415391948_n.jpg)
![](https://tradita.org/wp-content/uploads/2023/10/392927787_24834744009458194_3779498108628259735_n-768x1024.jpg)
![](https://tradita.org/wp-content/uploads/2023/10/392940326_24834745662791362_587632437636160399_n-768x1024.jpg)
![](https://tradita.org/wp-content/uploads/2023/10/392945797_24834745272791401_333746020534861099_n-768x1024.jpg)
![](https://tradita.org/wp-content/uploads/2023/10/393771516_24834745456124716_8611821959282778114_n-768x1024.jpg)
![](https://tradita.org/wp-content/uploads/2023/10/393776322_24834745076124754_2253694555354007247_n-768x1024.jpg)
![](https://tradita.org/wp-content/uploads/2023/10/393788381_24834744376124824_1265472873634375489_n-1024x576.jpg)