• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 25 Shtator 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Qendra për Paqe dhe Komunikim Transkulturor e UT-së organizoi punëtori me Prof. Dr. Jim Lofton, profesorin e njohur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kjo punëtori dy ditore ishte e dedikuar për stafin akademik të Universitetit të Tetovës, të cilët në vazhdimësi përkushtohen në teknikat më të reja të mësimdhënies.

14/06/2023
| Arsim, Maqedoni

Në kuadër të Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor në Universitetin e Tetovës, me datë 13-14 qershor u zhvillua punëtori, me temë “Make it stick: The Science of Successful Learning”, me trajnues Prof. Dr. Jim Lofton.

Mr. Sc. Donika Kamberi, drejtuese e Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor, bashkë me prorektorin për shkencë, Prof. Dr. Agon Memetin, e pritën në takim miqësor profesorin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Prof. Dr. Jim Lofton.

Me këtë rast, ata e falënderuan profesorin për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe kontributin e tij për Universitetin e Tetovës, përmes programit Fullbright, me ç’rast në vazhdën e këtij bashkëpunimi të frytshëm lindi edhe ideja për punëtorinë e lartpërmendur e cila u realizua në Universitetin e Tetovës.

Kjo punëtori dy ditore ishte e dedikuar për stafin akademik të Universitetit të Tetovës, të cilët në vazhdimësi përkushtohen në teknikat më të reja të mësimdhënies. Trajnuesi Prof. Dr. Jim Lofton, në këtë punëtori e theksoi rëndësinë e metodave dhe teknikave të reja që ligjëruesit duhet t’i kenë parasysh gjatë ligjërimit, që t’i mbajnë të përqendruar studentët.  Kjo punëtori do të kontribuojë shumë në përmirësimin e mësimdhënies dhe në mënyrë sa më efektive të përçohen njohuritë deri tek studentët, ku  qëllim parësor i punëtorisë ishte zbatimi i teknikave të reja. Në përfundim të punëtorisë, për pjesëmarrësit u ndanë certifikata.


Publikimi i mëparshëm

Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës e përmbylli vitin akademik me disa aktivitete kulturore

Publikimi i radhës

Në Universitetin e Tetovës u prezantuan platformat programore të kandidatëve për Rektor

Publikimi i radhës

Në Universitetin e Tetovës u prezantuan platformat programore të kandidatëve për Rektor

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!