• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

Fëmijët shqiptarë të Kosovës – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981 – 1999

04/02/2023
| Bota, Kulturë

Nusret Pllana – Një mbrëmje që do të mbahet mend një kohë të gjatë nga kurbetçarët tanë gjithandej Gjermanisë, me rastin e promovimeve të veprave: „Fëmijët shqiptarë të Kosovës- viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981 – 1999“, të autorëve: Hanëmshahe Ilazi e Nusret Pllana dhe, „Mos harro kurrë“, të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj.

Me këtë rast, u promovua edhe filmi dokumentar: „Gjaku i nxënësit Isa Berisha – shenjë e kujtesës historike“, të autorëve: Nusret Pllana e Erza Ramuka, film ky që u ndoq me lot në sy, nga shumca e të pranishmëve, në sallën e mbushur përplot me dashamirë të artit dhe të librit.

Shumë faleminderit të dashur vëllezër e motra kurbetçarë, për pjesmarrjen Tuaj madhështore dhe kontributin e jashtëzakonshëm që t‘i nderoni kaq dinjitetshëm dëshmorët dhe martirët e kombit tonë dhe, nderimin që ua bëtë sonte 1432 fëmijëve shqiptarë- viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë fashiste dhe gjakatare! Një falënderim të veçantë për këtë organizim kaq të suksesshëm ia dedikojmë Ing. Burim Krasniqit me shokët e tij: Ali Matoshin, Mahmut Hamzën e Sulejman Durgutin.

Respekt dhe falënderim të veçantë për kontributin e çmuar në këtë promovim veprash publicistike e dokumentare dhanë edhe shoktë të mi dhe bashkëveprimtarët e mi të përhershëm, Baki Mustafa, Can Tahiri, Martin Çuni e Atdhe Geci.

Na nderoi me pjesëmarrjen e tij aktive edhe anëtari i familjes së martirizuar Sokoli, veprimtari i çështjes kombëtare dhe shkrimtari z.Pal Sokoli. Gjithsesi respekt dhe falënderim për këtë promovim të suksesshëm meritojnë edhe, z. Afrim Aziri, Sali Shala e Vesel Berisha.

E udhëhoqi me përgjegjësi e kompetencë veprimtari i njohur i çështjes kombëtare dhe gazetari i mrekullueshëm, z. Can Tahiri!

Xhiroi kameramani profesionist nga Shtutgarti, z. Apostol Xhoga, të cilin e falënderojmë për punën e kryer me përkushtim dhe përgjegjësi.

 Gjermani – Gelsenkirchen


Publikimi i mëparshëm

ASOCIACIONI I PROPOZUAR E SHNDËRRON KOSOVËN NË FUÇI BARUTI

Publikimi i radhës

Një rrëfim që nis nga Shqipëria për të mbërritur në Arbëri…

Publikimi i radhës

Një rrëfim që nis nga Shqipëria për të mbërritur në Arbëri...

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.