Rektori i sapo zgjedhur, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, përmes rrjetit social facebook i ka falënderuar miqtë e tij, studentët, kolegët dhe familjarët për urimet e panumërta me rastin e zgjedhjes se tij në krye të Universitetit të Tetovës, Ai me këtë rast është shprehur se, kjo dashamirësi e obligon që të ndjejë përgjegjësi edhe më të madhe ndaj besimit dhe shpresës suaj për të mos ju zhgënjyer!
Postimi i plotë:
Të nderuar miq, studentë, kolegë, familjarë,
Këto ditë pranova urime të shumta me rastin e zgjedhjes sime si U.D. Rektor i Universitetit të Tetovës, ku mbizotëronte sinqeriteti juaj.
Kjo dashamirësi më obligon që të ndjej përgjegjësi edhe më të madhe ndaj besimit dhe shpresës suaj për të mos ju zhgënjyer!
Universiteti i Tetovës për të gjithë ne ka qenë dhe do të mbetet misioni ynë jetësor dhe hyjnor.
Na priftë e mbara së bashku!