• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 1 Prill 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Në UT u promovua libri “Njohuri themelore të Fizikës” i profesor Burhanedin Neziri

Në emër të Universitetit të Tetovës, pjesëmarrësve në këtë promovim me fjalë përshëndetëse ju drejtua dekani i Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore, Prof. Dr. Alit Ibrahimi, i cili e përgëzoi autorin për punën voluminoze që ka bërë.

21/11/2022
| Arsim, Maqedoni

Në Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore të Universitetit të Tetovës u promovua libri “Njohuri themelore të Fizikës” i autorit Burhanedin Neziri. Ky libër u dedikohet nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme.

Në emër të Universitetit të Tetovës, pjesëmarrësve në këtë promovim me fjalë përshëndetëse ju drejtua dekani i Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore, Prof. Dr. Alit Ibrahimi, i cili e përgëzoi autorin për punën voluminoze që ka bërë. “Të gjithë pedagogët duhet që të punojnë për të lënë gjurmë në gjeneratat që vinë. Dëshiroj ta përgëzoj profesor Burhanedinin për mundin dhe kontributin që ka dhënë në procesin arsimor, sepse ne pedagogët nuk kemi diçka të shenjtë pos respektit. Ne pedagogët, përpos respektit që kemi nga ana e nxënësve, prindërve, familjarëve, shokëve, dashamirësve të arsimit, diçka tjetër më të madhe nuk kemi. Profesor, më se i bindur të jesh se ky është respekt që e meritoni”, u shpreh Prof. Dr. Alit Ibrahimi.

Recensenti i librit, Prof. Dr. Neset Izairi tha se, autori ka arritur që të sjellë një libër, model që do të jetë një udhërrëfyes për nxënësit, po ashtu dhe për kuadrin arsimor. “Ky tekst lexuesit i ofron që të gjejë një gamë njohurish, shpjegime për konceptet bazë të fizikës, në një shtrirje pothuajse në të gjitha fushat e shkencës së fizikës. Kështu, në këtë tekst janë radhitur në një vend me një spektër të madh njohurish, kuptime e terme të ndryshëm, që mund të gjejnë shpjegime e sqarime të duhura. Për këto koncepte jepen sqarime, definicione, ligje, formula, ekuacione të ndryshme për shumë madhësi fizike, edhe atë, duke filluar prej fizikës si shkencë natyrore e deri tek Fizika atomike dhe Teoria e Relativitetit”, theksoi Prof. Dr. Neset Izairi.

Autori i librit, profesori Burhanedin Neziri tha se, gjatë gjithë jetës pasioni im ka qenë që të bëj diçka që është deficitare, që lëndën e fizikës do ta bënte më të kapshme, më atraktive, më tërheqëse, fillimisht për nxënësit, studentët, por dhe për ne pedagogët e kësaj lënde. “Ideja për të realizuar një përmbledhje të këtillë të njohurive themelore të fizikës ka lindur qysh në kohën kur brezi ynë ishim nxënës apo studentë. Ne aso kohe, për të ardhur deri në njohuritë të caktuara të fizikës është dashur të bredhim andej e gjithandej duke kërkuar nëpër tekste të ndryshme shkollore dhe në gjuhë të ndryshme, natyrisht. Prandaj, që nxënësit dhe të interesuarit gjatë hulumtimeve të tyre të mos humbasin kohë. Neve shumë nga nocionet themelore të fizikës i kemi sjellë në një libër” – tha profesori Burhanedin Izairi.

            Libri “Njohuri themelore të Fizikës” është punuar me shumë përkushtim për gjashtë vite me radhë dhe përveç nxënësve, ai do të jetë në shërbim edhe të atyre që duan të kenë më shumë njohuri për fizikën.


Publikimi i mëparshëm

Universiteti i Tetovës i përuroi amfiteatrot me emrat e figurave emblematike të kombit tonë

Publikimi i radhës

UT organizoi akademi solemne kushtuar 114-vjetorit të Kongresit të Manastirit

Publikimi i radhës

UT organizoi akademi solemne kushtuar 114-vjetorit të Kongresit të Manastirit

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!