• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 22 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Rajon

Sikur të ishim të gjithë si Kaltrina, bota do të ishtë më e mirë për të jetuar

Kaltrinë Zeneli ka qenë një ndër njerëzit e parë që na ka ofruar ndihmë, duke ardhur për të aktruar nëpër filmat tanë, pa pagesë, vetëm e vetëm që ne të arrinim ta realizonim filmin semestral e të vazhdojmë përpara me studime.

03/11/2022
| Rajon, Spektër

Ermal Duli – Aktoren e shkëlqyeshme, aktivisten shembullore dhe kolegen time Kaltrinë Zeneli e përgëzoj për guximin dhe vullnetin për ta raportuar dhunën duke e publikuar videon që na ka tronditur të gjithëve!
Kaltrinën pata fatin ta njoh kur isha student i vitit të parë, në degën e Regjisë së Filmit, në Fakultetin e Arteve. Në atë kohë, ne si studentë, po i mësonim hapat e parë të filmbërjes dhe na duhej ndihmë nga kolegë e kolege të fushave të ndryshme të artit që të mund t’i realizonim filmat semestral. Kaltrinë Zeneli ka qenë një ndër njerëzit e parë që na ka ofruar ndihmë, duke ardhur për të aktruar nëpër filmat tanë, pa pagesë, vetëm e vetëm që ne të arrinim ta realizonim filmin semestral e të vazhdojmë përpara me studime. Kaltrina ka qenë gjithmonë një njeri i veçantë, pozitive dhe me shumë energji që të gjithë i’a kemi lakminë. Ajo përherë ka qenë një aktore shumë profesioniste me të cilën të gjithë dëshironin të bashkëpunonin në projektet e tyre. Kjo vazhdon edhe sot, e do të vazhdojë gjithmonë!
Përveç virtyteve të shquara profesionale, Kaltrina ka qenë gjithmonë një aktiviste e të drejtave të grave dhe e të drejtave të njeriut. Për kaq kohë sa unë e njoh Kaltrinën, ajo ka qenë edhe një humaniste e madhe. E mbajë në mend, kur në vitin 2018, Kaltrina bashkë me shoqet e shokët e saj, e mori iniciativen që për festat e fundvitit të mbledhë mjete financiare, rroba, ushqime, dhurata etj, që t’i dhurojë te fëmijët nëpër shkolla, spitale, jetimore, familje që kanë nevojë e shumë e shumë të tjerëve, dhe na ftoi të gjithëve që të kontribuojmë me aq sa kemi mundësi. Kaltrina ka qenë dhe mbetet një qytetare, aktiviste, shoqe e kolege shembullore.
Kaltrina, për shkak të guximit, parimeve, shpirtit humanist që ka, sot përballet me akuza e me kërcënime nga më të ndryshmet, mirëpo ne të gjithë duhet dhe do të jemi përkrahë e në mbështetje të parezervë ndaj saj.  Sikur të ishim të gjithë si Kaltrina, bota do të ishtë më e mirë për të jetuar!
Burimi: https://www.facebook.com/ermalgduli

Publikimi i mëparshëm

Studentët e aktrimit të UT-së marrin pjesë në Takimet Ndërkombëtare Studentore “Skomrahi”

Publikimi i radhës

Përkujtim | 17 vjet më parë u nda nga jeta Anton Çetta, njëri nga veprimtarët e shquar të kombit tonë

Publikimi i radhës

Përkujtim | 17 vjet më parë u nda nga jeta Anton Çetta, njëri nga veprimtarët e shquar të kombit tonë

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!