• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

AT GJRGJ FISHTA NDEROHET, POR EDHE NDERON…

Gjergj Fishta me Lahutën e tij, botim i vitit 1937, hyri ilegalisht në konviktin e nxënësve, ku kisha një dhome. Mandej, kahdo qe e kam pase nje strehë, madje edhe me plaçkat në krah, ai liber ka qene me mua.

24/10/2022
| Kulturë, Rajon

Zija Çela – Dje ishte ditëlindja e të paharrueshmit At Gjergj Fishta dhe bashke me Rudolf Markun e kaluam diten ne Lezhë. Me nje organizim serioz nga bashkia e qytetit, kjo Përkujtimore Nderimi po manifestohej atje edhe me çmimet letrare, pas konkursit mbarëkombëtar.
Jo rastësisht, m’u kujtua se në një tetor të tillë të largët ndodhesha në Krumë të Hasit. Ishte viti 1969, pra 53 vjet më parë. Me time shoqe, mësuese si unë, sapo ishim transferuar nga pllaja e Helshanit, që ndante Kukësin nga Tropoja. Krejt papritur, një koleg më tha se deshironte te më bënte një dhuratë. Mësuesi Maliq vinte në Krume nga nje fshat afer Qafës së Prushit dhe të nesërmen ma solli dhuratën. E kishte mbështjellë trefish me gazeta dhe gjithashtu e kishte futur në një torbë. Nuk e di pse më besoi mua për dhuraten aq te çmueshme, apo ndoshta deshi ta hiqte me dinjitet nga shtepia ate “bombë”, së cilës mund t’i vinte befasisht sahati i shpërthimit… Sidoqoftë, për herë të pare Gjergj Fishta me Lahutën e tij, botim i vitit 1937, hyri ilegalisht në konviktin e nxënësve, ku kisha një dhome. Mandej, kahdo qe e kam pase nje strehë, madje edhe me plaçkat në krah, ai liber ka qene me mua.
A mos ishte taksur qysh në Krume se nje dite do te ritakohesha me At Gjergjin në Lezhë!?… Edhe ndoshta. Sepse krahas fituesve per gjini te ndryshme, në Lezhë juria ishte kujdesur qe te vleresonte edhe karrieren e gjate te tre autoreve. E midis tyre, poetit te madh Rudolf Marku e studiuesit te nderuar Tonin Çobani, isha edhe une.
Me kishte vajtur nder mend qe Lahuten e Malcis t’ia dhuroja atje bibliotekes se qytetit. Edhe ne shenje mirenjohjeje. Po, i jam mirenjohes Lezhës. Ashtu siç i jam mirënjohes Shëngjinit, ku më pare jam nderuar me Çmimin At Zef Pllumi, një vigani tjetër te fuqisë së Fjalës. Po më vjen të them se sikur ndihem i bekuar prej tyre dhe, a thua se prej ndonje “paragjykimi”, e mbajta ende librin ne biblioteken time. Se keshtu ka thene vetë At Zefi, rrno per me tregue.
M’u dha mundësia te takoj nga afer miq te njohur e te panjohur. Çfare mirësjellje, keta te fundit nuk më vinin në siklet me pyetjen “Hë, me thuaj kush jam une?” Ata vetem hapnin krahet dhe pikerisht perqafimi behej kartëvizita jone. E keshtu takova Albertin, Ismetin, Almen, Adelinen, Frrokun, Nikoll Njeçin… Ishte prekës takimi me Njeçin, sepse donte patjeter te bente edhe “qoken”. Ai me tha, me ka mbetur peng, profesor, u shtrove ne spital e une nuk erdha me te pa, kur shkove me pushime, prape s’u takuam, e tash qe te kam ketu, po deshiroj… Vilat e rrushit ne qese sapo i kishte vjele, të ruajtura në dega per miqte; rakia ne ate shishe ishte prej duarve te tij… O te lumshin duart punëtore, duart e tua me kallo, mik bujar e fisnik Nikoll Njeçi!
Me kishin thene nje gje, qe nuk mund ta besoja. Sepse si ta besoja qe Pjerin Ndreu, aq ma teper kur e perfytyroja edhe me uniforme policie e spaleta te renda, na ditka poezi permendsh!! Gjeta rastin ne rruge dhe nuk ia solla rrotull, por e vura ne prove direkt. E t’ia nisi kryebashkiaku, njera pas tjetres i tha dy poezi te Ndoc Gjetjes rresht e rresht. Ne mos lexoshin vetë, uroj makar qe kryebashkiakët te mos i devijojne fondet e as te mos e rrudhin doren per te blere libra e per t’i pasuruar bibliotekat e qyteteve te tyre.
Ndersa po shetisja me Rudolf Markun ne vendlindjen e tij, qëndruam gjate te monumenti i Fishtës. Me ndryshimet qe jane bere ne ate shesh, une nuk po mund te orientohesha si dikur. Prandaj e pyeta Rudolfin se ku ndodhej shtepia e tij, ajo ku une kisha qene para viteve -90. Ai heshti një grimë herë, pastaj buzeqeshi e më tha: “E di ku ndodhemi? Jemi pikerisht ne oborrin e shtepise qe kane pasur prinderit e mi.”
Ndoshta prej shtepise, qe kishte mirepritur monumentin, fillova te sillja ne mend urbanistiken e dikurshme. Aty ne krah, dikur ka qene nje rruge e ngushte, ku mund t’ia jepje vrapit, te dilje drejt e te lumi dhe te hidheshe ne uje për… Per çfare, per çfare te hidheshe ne uje? Sa thelle ndihet nganjehere shtypja, frika e perditshme dhe monotonia vdekjeprurese e jetës.
Burimi: https://www.facebook.com/zija.cela.77

Publikimi i mëparshëm

Publikohet botimi i dytë i librit: “Historia e letërsisë shqiptare, nga gjeneza deri në ditët e sotme”

Publikimi i radhës

Puna e parë e Pikasos

Publikimi i radhës

Puna e parë e Pikasos

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.