Studenti i vitit të dytë i Fakultetit të Kulturës Fizike të Universitetit të Tetovës, Suel Maliqi u shpall fitues në dy kategori të garave të Bodybuildingut, të cilat u organizuan nga Federata e Bodybuildingut dhe Fitnesit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 9 tetor 2022, në Shkup.
Studenti Suel Maliqi në këto gara ka konkurruar në dy kategori, “Bodybuilding Junior 1”, ku e ka fituar vendin e parë dhe në kategorinë “Physique classic 1”, gjithashtu edhe këtu ka arritur të triumfojë duke fituar vendin e parë.
Pas këtij suksesi, ai synon që edhe në të ardhmen të marrë pjesë jo vetëm në garat vendore të Bodybuildingut, por edhe në ato ndërkombëtare, dhe të shkruaj historinë në këtë sport. Për arritjet dhe suksesin e tij në këto gara, studentit Suel Maliqi thotë se merita të mëdha ka edhe trajneri i tij, Festim Selmani, i cili e ka ndihmuar jashtëzakonisht në përgatitjet profesionale.