• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 22 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

“Stilografia”, libri më i ri i Sabri Hamitit

Shkrimtari dhe studiuesi, Sabri Hamiti na vjen më librin e tij më të ri të titulluar “Stilografia”.

10/10/2022
| Kulturë, Rajon

Libri trajton ‘letërsinë e tashme shqipe’, në nivel interpretimi, duke e vënë në relacion me klasiken letrare shqipe dhe me sistemin e tërësishëm të kësaj letërsie.

“Stilografia”, vepër me shkrime kritike, paraqet konceptin themelor të trajtimit të shkrimit letrar, të dorëshkrimit, në vështrimin gjenuin të gjetjes së literaritetit. “Stilografia”, po ashtu paraqet kuptimin elementar të stilit individual, ‘lapsi’ e ‘letra’, duke provuar ‘bukurshkrimin’ në procesin e leximit të veprave letrare–artistike.

“Stilografia” është vepër e përbërë nga tri pjesë.

Pjesa e parë, ‘Letrat e fundit’, në formën e abecedarit për letrat e tashme shqipe, trajton letërsinë shqipe të shekullit XXI, të cilën e shkruajnë dhe botojnë në të njëjtën kohë autorë të tre brezave. Një brez me veprat e fundit; një brez me veprat e shënueshme; dhe një brez me veprat paralajmëruese. Ndërkomunikimi i kësaj letërsie, vetvetiu shenjohet si sistem, i cili trajtohet në rrafshin e transformimeve mbrenda formave letrare të trashëguara. A. ‘Poligrafia e prozës’; B. ‘Enigma e poezisë’; C. ‘Sprovat e kritikës’; D. ‘Aktet dramatike’; nëpërmjet cilësimit, interpretimit e përmbledhësimit, lakmojnë ndritësimin e vlerave letrare, me ndryshimet e reja, për të paraqitur një fazë tjetër të letërsisë shqipe; sigurisht me autorë ilustrativë dhe vepra karakteristike.

Pjesa e dytë, ‘Kalendari’, pa propozuar një kohëtore të letërsisë shqipe, vë në evidencë vlera letrare, tashmë të artikuluara në kohë të veçanta, sidomos të lidhura me ngjarje kulturore të letërsisë shqipe. Ngjarjet letrare evidentohen në kohë, si e përtashme, por mbeten në kohë, si e përjetshme, duke marrë vlerën e veprave klasike me autorë që bëjnë një trashëgimi letrare kombëtare. Kjo nuk e përjashton përpjekjen e pasosur të rivizitimit të tyre, duke riparë funksionin e tyre në sistemin e hapur të komunikimit letrar.

Pjesa e tretë, ‘Breviari’, si një ‘Shkurtore’, shpalon fenomene letrare, karakteristike për letërsinë shqipe, të cilat prekin në mënyrë të veçantë të gjitha epokat e kësaj letërsie, nëpër shkallë të konstantave dhe të ndryshimeve, mbrenda kësaj letërsie e, po ashtu, të krahasueshme me letërsi të tjera. Për t’u bërë ‘Breviari’ thelbësor e konkret, propozon një përzgjedhje veprash dhe autorësh, si argument të fundit letrar.

‘Autori’ ia njeh lirinë ‘Literarit’ (Lexuesit), që këtë vepër ta lexojë, duke nisur nga fillimi apo duke nisur nga fundi, sipas shijes së vet. Ka që pëlqejnë ta nisin leximin e letërsisë shqipe duke filluar nga Marin Barleti e Pjetër Bogdani për të arritur te Ismail Kadare e Anton Pashku. Ka që pëlqejnë të nisen nga të dytët për të arritur te të parët. KultPlus.com


Publikimi i mëparshëm

“KRONIKË NË GUR” DHE NOBELI I NGURTË

Publikimi i radhës

ANASHKALIMI I KADARESË NGA JURIA E KOMITETIT TË “NOBELIT” – AKT ABSURD

Publikimi i radhës
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

ANASHKALIMI I KADARESË NGA JURIA E KOMITETIT TË “NOBELIT” – AKT ABSURD

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!