• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Universiteti i Tetovës dhe Byroja për zhvillim rajonal nënshkruan kontratë bashkëpunimi

Përmes realizimit të këtij projekti synohet zbatimi dhe stimulimi më i madh i investimeve private në sinergji me ato publike, që nënkupton planifikimin dhe zbatimin e investimeve publike për të siguruar zhvillim më të barabartë rajonal.

06/10/2022
| Arsim, Rajon

“Rritja e aftësive digjitale te studentët e rajoneve të pazhvilluara kodrinore – malore” është projekti që do të realizohet nga Universiteti i Tetovës dhe Byroja për zhvillim rajonal e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale. Për implementimin e këtij projekti arsimor, Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti dhe drejtori i Byrosë për zhvillim rajonal, z. Ramiz Rexhepi, më 4 tetor 2022 e  nënshkruan kontratën e bashkëpunimit.

Përmes realizimit të këtij projekti synohet zbatimi dhe stimulimi më i madh i investimeve private në sinergji me ato publike, që nënkupton planifikimin dhe zbatimin e investimeve publike për të siguruar zhvillim më të barabartë rajonal. Gjithashtu, nëpërmjet këtij projekti planifikohet që rajonet e planifikimit të jenë më tërheqëse, me shërbime lokale të përmirësuara, me qasje efektive në tregun e punës, sigurimin e një shkalle më të lartë të barazisë gjinore dhe mbrojtje sociale efektive të grupeve më të prekura të popullsisë.

Ndërsa objektivi tjetër strategjik i projektit në fjalë është forcimi i ndjeshëm i politikës së zhvillimit rajonal, përmirësimi i instrumenteve financiare për zbatimin e saj dhe ndërtimi i kapaciteteve administrative në nivel qendror, rajonal dhe lokal.

Në kuadër të Universitetit të Tetovës mësimin e ndjekin studentë që vijnë nga pjesët e pazhvilluara kodrinore dhe malore të rajonit të Pollogut. Përvojat dhe njohuritë tregojnë se aftësitë digjitale të këtyre nxënësve janë në nivel më të ulët, ndaj lind nevoja për përforcimin e kapaciteteve të tyre. Ky projekt do të kontribuojë në edukimin digjital të studentëve të rinj dhe trajnimin e tyre në përdorimin e teknologjisë.

 


Publikimi i mëparshëm

Pse dhimbja i bashkon gjithmonë shqiptarët?

Publikimi i radhës

Laureate e çmimit “Nobel” për letërsi / Një grua e cila për turpin shkruan pa kurrfarë turpi

Publikimi i radhës
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

Laureate e çmimit “Nobel” për letërsi / Një grua e cila për turpin shkruan pa kurrfarë turpi

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.