• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 7 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Shoqëria Stomatologjike Shqiptare e organizoi simpoziumin e dytë shkencor

Në hapjen e punimeve të këtij simpoziumi, ku morën pjesë më shumë se 200 studiues të shkencave të stomatologjisë nga vendi dhe rajoni, kryetari i Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare, Prof. Dr. Kenan Ferati theksoi se pas pandemisë Covid-19 dhe viteve shumë sfiduese me të cilat u ballafaquam, ne sot përsëri takohemi bashkë, pas shumë përpjekjeve të Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare për ta organizuar këtë simpozium, të dytin me radhë me prani fizike ku me ligjëratat e tyre do të na nderojnë disa personalitete të dëshmuara në lëmin e stomatologjisë.

02/10/2022
| Aktuale, Spektër

Shoqëria Stomatologjike Shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, më 2 tetor 2022, në auditorët e Universitetit të Tetovës e organizoi simpoziumin e dytë shkencor, me temë: “Stomatologjia sot”. Kjo ngjarje shkencore, përveç karakterit shkencor dhe profesional ishte gjithëpërfshirëse në shkëmbimin e përvojave praktike të përditshme me të cilat çdo ditë ballafaqohen stomatologët gjatë ushtrimit të këtij profesioni.

Në hapjen e punimeve të këtij simpoziumi, ku morën pjesë më shumë se 200 studiues të shkencave të stomatologjisë nga vendi dhe rajoni, kryetari i Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare, Prof. Dr. Kenan Ferati theksoi se pas pandemisë Covid-19 dhe viteve shumë sfiduese me të cilat u ballafaquam, ne sot përsëri takohemi bashkë, pas shumë përpjekjeve të Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare për ta organizuar këtë simpozium, të dytin me radhë me prani fizike ku me ligjëratat e tyre do të na nderojnë disa personalitete të dëshmuara në lëmin e stomatologjisë. “Bashkëpunimi institucional është shumë i rëndësishëm në kohërat kur padyshim që mobiliteti i stafit dhe kuadrove profesionale është çelësi i suksesit në çdo lëmi, e veçanërisht në lëmin tonë, që ecën shumë shpejt në kohë dhe ka zhvillim të jashtëzakonshëm dhe ekspansiv, në veçanti në sferën e teknologjisë dhe digjitalizimit. Dëshiroj që në emrin tim personal dhe në emrin e gjithë juve që ju përfaqësoj këtu, ta falënderoj pa masë për përkrahjen e pakushtëzuar që e jep Universiteti i Tetovës në çdo aspekt të zhvillimit dhe bashkëpunimit tonë. Gjithsesi tani e tutje kemi dyer të hapura bashkëpunimi edhe me universitetet tjerë për projektet e radhës, gjë që i rrit mundësitë tona akademike dhe profesionale të hapërojmë  me kohën. Shoqëria Stomatologjike Shqiptare si organizatë u rrit dhe u zhvillua pikërisht falë bashkëpunimeve me institucione relevante të cilat asnjëherë nuk nguruan me përkrahjen e tyre, duke i dhënë shumë peshë funksionimit të Shoqërisë Stomatologjike ndër vite, që nga themelimi i saj”, theksoi Prof. Dr. Kenan Ferati.

Ai më tej në fjalën e tij po ashtu theksoi se falë bashkëpunimit të shkëlqyer me institucionet dhe profesionistët kemi mundësi dhe hapësirë që ta prezantojmë gjithë punën dhe të arriturat tona profesionale, si ato individuale ashtu edhe ato kolegjiale në revistën shkencore “Apolonia”. “Dëshiroj t’u apeloj të gjithë studiuesve shkencorë, që çdo sukses tuajin ta dokumentoni dhe ta prezantoni në kësi lloj aktivitetesh, se vetëm kështu do të dëshmojmë se jemi në hap me kohën dhe bëjmë diçka të dobishme si për neve ashtu edhe për gjeneratat që vijnë pas nesh, sepse patjetër që të rinjtë tanë duhet të kenë një pikë referimi nga ato që kanë më shumë përvojë profesionale dhe ta ndjekin rrugën e trasuar drejt suksesit. Revista “Apolonia” gjithmonë i mirëpret punimet tuaja që ta dëshmojmë së bashku suksesin dhe t’i arsyetojmë të gjitha përpjekjet tona drejt suksesit profesional dhe shkencor. Sot, mes nesh kemi nderin që t’i kemi edhe përfaqësuesit nga Akademia për Stomatologji Estetike, të cilët do të prezantojnë para jush programin e studimeve master në stomatologjinë estetike dhe do ta kemi mundësinë që për së afërmi ta njohim punën e tyre dhe mundësitë që i ofrojnë për kuadrot tona të reja që kanë interes për këtë lëmi”, u shpreh mes tjerash kryetari i Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare, Prof. Dr. Kenan Ferati.

            Gjatë punimeve të këtij simpoziumi u zhvilluan katër ligjërata profesionale nga ekspertë të fushës së stomatologjisë. Fillimisht, Dr. Sci. Irina Isufi prezantoi ligjëratën e saj me temë: “Roli i ortodontisë në diagnozën dhe suksesin e kirurgjisë ortognatike në trajtimin e anomalive të nofullave”. Më pas, Prof. Dr. Kiro Papakoca mbajti ligjëratën e tij të titulluar: “Me anatomi dhe parodontologji deri te restaurimet estetike implant – protetike”. Në pjesën e dytë të punimeve të simpoziumit të sotëm ligjëratat e tyre i mbajtën edhe Dr.Sci. Algen Isufi, me temë: “Roli i kirurgut oral dhe maksilofacial në patologjitë që prekin sinusin maksilar”, kurse tema e fundit e prezantuar ishte: “Ekstrakcioni specifik i dhëmbëve për qëllime ortodontike” nga  Assoc. Prof. Sabetim Çerkezi.

Shoqëria Stomatologjike Shqiptare në përmbyllje të këtij simpoziumi, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, katër ligjëruesve të këtij simpoziumi u ndau nga një certifikatë për angazhimin dhe ndarjen e përvojave të tyre profesionale me të arriturat e fundit në sferën e stomatologjisë ku veprojnë. Ky simpozium është i akredituar nga Komisioni për çështje stomatologjike në kuadër të Odës Stomatologjike të Maqedonisë së Veriut, me 8 pikë pjesëmarrje pasive dhe 12 pikë pjesëmarrje aktive.


Publikimi i mëparshëm

Në 25-vjetorin e protestave të studentëve të UP-së

Publikimi i radhës

Në UT filloi viti i ri akademik 2022/2023

Publikimi i radhës

Në UT filloi viti i ri akademik 2022/2023

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.