• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 22 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Në 25-vjetorin e protestave të studentëve të UP-së

PЁRKUJTIM PËR PRIJËSIN E PROTESTËS SË MADHE- HISTORIKE TË 1 TETORIT 1997.

01/10/2022
| Aktuale, Kosovë
Në foto: Rektori Prof. dr. Ejup Statovci, së bashku me 4 studentët e posa përmendur, në ballë të PROTESTЁS HISTORIKE të studentëve të UP-së në Prishtinë, më 1 TETOR 1997.

Në foto: Rektori Prof. dr. Ejup Statovci, së bashku me 4 studentët e posa përmendur, në ballë të PROTESTЁS HISTORIKE të studentëve të UP-së në Prishtinë, më 1 TETOR 1997.


Prof. Dr. Bahtijar Kryeziu – Sot, kur po mbushen plot 25 vjet nga PROTESTA E MADHE e studentëve të UP-së në Prishtinë dhe të SHLP-ve të Kosovës, rrallëkush nga profesorët e studentët e asaj kohe, nuk do ta kujtonte me admirim e respekt rektorin Prof. dr. Ejup Statovci, këtë njeri të veçantë, për shumë arsye. Ishte rektor me dije e guxim të pashoq, largpamës e sfidues i madh edhe ndaj makinerisë shtypëse të Slobodan Milosheviqit. Edhe pse ishin kohë të rënda për shqiptarët, kohë të një aparteidi të paparë deri atëherë në Evropë e Ballkan, që regjimi milosheviqian kishte instaluar në të gjitha institucionet shtetërore e arsimore të Kosovës, gjithsesi edhe në Universitetin e vetëm atëherë të Prishtinës (me SHPL-të në 5 qendrat komunale të Kosovës), të larguar edhe nga objektet e tyre arsimore, rektori Ejup Statovci, me dijen, guximin e vizionin që kishte, diti të ecën drejt ardhmërisë – drejt të ardhmes, jo vetëm për rininë studentore. Ishte i pari rektor që për herë të parë u printe studentëve e j dhe profesorëve të të TIJ në atë protestë, protestë kjo e cila ndryshoi kahet e historisë së Kosovës, pasuar, sigurisht, edhe nga lufta heroike e popullit tonë dhe e UÇK-së.

Vetëm një muaj para se të ikën në amshim, me 3 kolegë të SHLP-së së Gjilanit, e vizituam rektorin Statovci në banesën e tij të mbushur plot libra, në çdo kënd të saj. Kur dikush prej nesh i tha: “Rektor, qenkëshit pak ngushtë”, ai u përgjigj, me një mllef që vërehej në fytyrën e tij: “Po, po. Po thonë se Ejup Statovci e ka një shtëpi në Velani, por unë assesi nuk po mund ta gjej shtëpinë time“. Rektori Statovci, për habinë tonë, edhe pse e dinte se nuk ka jetë të gjatë, ai më tepër se për vete, fliste për punën që duhej bërë në Universitet, për sfidat me të cilat duhet të ballafaqohemi e jo të dorëzohemi, qoftë edhe para këtij regjimi sadist, i cili një ditë do të mundet pikërisht nga ky universitet – vazhdoi Ai dhe sikur harroi veten, që të na jepte kurajë neve.
Edhe me rastin e këtij përkujtimi, nuk mund të mos shkruajmë së paku edhe këta rreshta, se rektor Ejup Statovci ishte një penë e mendje e hollë, profesor e pedagog i shkëlqyeshëm, udhëheqës universiteti me vizion të qartë, trim e guximtar edhe para tytave të automatikëve të okupatorit, bujar e atdhetar i pashoq, i urtë e i dashur si rrallëkush, respektues e i respektuar nga të gjithë, dashamirë i së drejtës, por edhe i pakompromis ndaj të padrejtës… Iku kur kishim e kemi nevojë edhe sot për mësimet e këshillat e Tij.
Me këtë rast, nuk mund të mos përmendim edhe përkrahjen dhe heroizmin e madh të studentëve e të profesorëve të tyre të UP-së, të cilët, si në Prishtinë, ashtu edhe në qendrat e tjera studimore të Kosovës, përkundër rrezikut të madh nga policia, madje jo vetëm e Serbisë, u rreshtuan pas dekanëve të fakulteteve dhe drejtorëve të SHLP-ve – Këshillave Organizative që ishin formuar, duke u prirë nga qendra – UP-ja, në krye me udhëheqësin e tyre, profesor Statovci dhe Këshilli Organizativ, zv. rektorët: Prof. dr. Emrush Gashi, Prof dr. Ahmet Geca dhe gjithsesi studentët e atëhershëm, aktivistë të dalluar, si: Albin Kurti, Driton Lajçi, Bujar Dugolli, Muhamet Mavraj, që ishin krahë-petritësh të rektorit në atë ditë të shenjtë, në PROTESTЁN E MADHE e kurrë të harruar, të 1 Tetorit 1997.
Me këtë rast urojmë që Universiteti i Prishtinës, po edhe universitetet e tjera publike e kolegjet universitare private, tash e në të ardhmen, paçin rektorë si prof. dr. Ejup Statovci!
Në vend përmbylljes: PROPOZOJMË që prijësit e Universitetit të Prishtinës dhe organet shtetërore (e arsimore) të Republikës së Kosovës, të gjejnë një vend, në kompleksin universitar, për një shtatore, bust ose së paku një emërtim të një fakulteti me emrin e rektorit Prof. dr. EJUP STATOVCI.

Publikimi i mëparshëm

Jusuf Buxhovi: Me këtë vepër kam dashur t’iu hapi udhën historianëve alternativë

Publikimi i radhës

Shoqëria Stomatologjike Shqiptare e organizoi simpoziumin e dytë shkencor

Publikimi i radhës

Shoqëria Stomatologjike Shqiptare e organizoi simpoziumin e dytë shkencor

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!