• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 22 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

Reshat Ameti për NY Glam – Magazine në SHBA: Krijimtaria është kategori hyjnore

I lindur në qytetin e Gostivarit, pjesa perëndimore e Maqedonisë së Veriut, në një familje shqiptare me traditë talenti në art,! Babai im  ka qenë shumë i talentuar, por për shkaqe ekonomike nuk ka pasur mundësi që ta zhvillojë talentin e tij. Por, ai sakrifikoi që mua  të më  mundësojë financiarisht dhe shpirtërisht ta zhvilloj talentin që e trashëgova nga ai..Shkollën e mesme të artit figurativ e kreva  në Shkup ku edhe diplomova në  Fakultetin e Artit Figurativ, e më pas në Prishtinë  e kreva masterin.

06/09/2022
| Bota, Kulturë
Piktori Reshat Ameti

Piktori Reshat Ameti


NY Glam: Me cilin art identifikoheni më shumë?

Ameti:  Më tepër preferoj të jetë arti im, por me qenë se nuk jemi “produkt’ i  veçantë dhe është e natyrshme të kemi  influencë nga rrethi artistik dhe nga  koha ku ekzistojmë, gjithsesi do të kem identitet artistik i cili  do të asociojë me identitetet e mirënjohura artistike. Më parë, kritikët e artit më kanë identifikuar si  artist i “Gjeometrizmit lirik”, ndërsa tani si artist i ”Simbolizmit abstrakt”! Kjo e dyta është  për tani më e përafërt me filozofinë time artistike. Unë mendoj se arti do të jetë më i fuqishëm nëse artisti е shfrytëzon burimin krijues që e ka më të afërt, që e përjeton çdo ditë, sesa të marrë  shprehje tjera artistike, t’i  ”mimikrojë” vlerat artistike  të cilat nuk kanë të bëjnë me kohën dhe hapësirën e tij kulturore, që nuk kanë të bëjnë me eksperiencën e tij jetësore! Më kujtohet një artist francez i cili thoshte: “Më qahet kur shoh se piktori japonez pikturon si unë. Unë vetë jam i tepërt, e jo më ndokush tjetër që ka mundësi të hatashme të krijojë  në mënyrë autoktone, siç vepron në këtë rast japonezi“! Pra, arti është më i fuqishëm  kur tabanin krijues e ka atje ku jeton, frymon!

NY Glam: Cila është vepra juaj e preferuar?

Ameti: Edhe kjo pyetje shpesh më bën të kem dilema në përgjigje sa më të saktë. Çdo vepër që e realizoj më duket se ia kam dhënë tërësinë time shpirtërorë dhe shkathtësinë time artistike, kështu që prej kësaj rezulton se çdo vepër e ka pjesën qendrore në shpirtin tim. Mirëpo, gjithsesi pa vetëdijen time racionale, fshehtazi nga vetvetja, ndonjë vepër e kam më favorite. Që mos t’ju mbetem borxh, do ta theksoj veprën nga cikli Qendra dhe Margjina, ku mendoj se jam më specifik dhe ku është gjithëpërfshirës talenti dhe filozofia ime artistike. Bëhet fjalë për veprën e realizuar në vitin 2016, në teknikën klasike; vaj në pëlhurë dhe është në dimension poliptik 160 x 160 cm. Për realizimin e kësaj vepre artistike janë përdorur 12 pëlhura më të vogla, të cilat bashkohen me atë qendroren. Motivi mbështetës i kompozimit është një formë gjeometrike e rrumbullakosur që ndodhet në mes të kompozimit të pëlhurës mbajtëse. Motivet në dymbëdhjetë pëlhura  që lidhen me pëlhurën qendrore janë më të lira, me forma të padefinuara, duke evoluar nga një formë në një tjetër, me vlera të pasura ngjyrash që krijojnë nuanca harmonike, ashtu që t’i japë kompozicionit një lëvizje graduale magjike. Në tërësi, vepra  ka një përbërje strikte të synuar, ajo është dinamike dhe ka iluzionin e realizimit tredimensional dhe forcës vizuale gravitacionale.

NY Glam: Na tregoni për një nga projektet tuaja për të cilin jeni shumë krenar

Ameti: Gjatë karrierës time profesionale kam realizuar shumë  projekte me të  cilat mund të  mburrem! Ekspozita që u realizua në  Muzeun e Qytetit të  Shkupit në vitin 2003! Ishte një event që  edhe sot përmendet, kishte aq shumë vizitorë saqë  mendova se tërë  shteti ka ardhur! Gjithashtu vlen të  përmendet edhe fitimi i çmimit nga Ministria e Kulturës së  R. së Maqedonisë së Veriut për vepër jetësore në  art dhe kulturë, pjesëmarrja në Bianalen e Pekinit, ekspozita e fundit në  Galerinë  Kombëtare etj. Pra, me të  vërtetë janë aq shumë projekte të  realizuara dhe që të  mundem të  krenohem me to dhe e kam vështirë t’i rangoj. Çdonjëri prej tyre e ka pasur peshën e veçantë  në  rrugëtimin tim artistik.

NY Glam: Çfarë do të thotë për ju “të jesh krijues”?

Ameti:Të jesh kreativ, për mua nuk do të thotë vetëm të jesh sa më interesant për rrethin dhe për situata të ndryshme, por është mënyrë më direkte në njohjen e vetes! Sa më kreativ që je, fillon më mirë ta njohësh veten. Është me rëndësi ta vendosësh veten në sprova, në situatë pa zgjidhje! Atëherë do të shohësh se çfarë përmbajtje ke, si mund të marrësh vendime të cilat do të rrezatojnë me kreativitet ku çdokush do të ketë përfitim. Shpesh e citoj thënien amerikane “ëin- ëin situation”, çdo  arritje që përputhet  me  këtë  definicion, është kreativiteti më i qëlluar.

NY Glam: Çfarë po përpiqeni të komunikoni me artin tuaj?

Ameti:Përmes lidhjes së artit, ne  komunikojmë  me rrethin, ashtu edhe unë  besoj se me artin tim  përcjell mesazhe që  e prekin shpirtin, e përcjellin dritën time artistike  përmes ngjyrave dhe gjuhës figurative; konsumentët e artit të  përjetojnë bukurinë e ekzistimit vizual, të  ngehe vibrime hyjnore, të motivohet për të  qenë  më  human dhe të  ndjehet më  i rëndësishëm  për  prezencën e tij fizike dhe shpirtërore në  këtë  botë.

Shkenca njeh 3 kushte për zhvillimin e personalitetit dhe  artistit të mirëfilltë: talenti, rrethi dhe aktiviteti! Po qe  se  plotësohen këto kushte,  kemi një  realizim të  plotë  human dhe shpirtëror…

NY Glam: Çfarë roli ka Artisti në shoqëri?

Ameti: Unë besoj se  artisti me përkushtim konstant,  të sinqertë në prezantimin e mesazheve artistike që ngërthen dimensione humane  gjithmonë e ka forcën e ndryshimit të shoqërisë. Krijimtaria  është kategori hyjnore, neve artistëve na pëlqen të themi se jemi këtu pranë Zotit. Besoj që kjo forcë kreative shpirtërore do të  ekzistojë aq sa do të ekzistojë edhe vetë qenia njerëzore dhe çdoherë do ta bëjë ndryshimin në shoqëri qoftë ajo në dimensione sociale, politike dhe në shumë kategori tjera në jetën e përgjithshme të shoqërisë. Nëpërmjet artit zhvillohet dhe kultivohet shpirti i njeriut, njeriu bëhet më i edukuar, më i plotësuar, i butë në komunikim, më lehtë i pranon të gjitha fenomenet e jetës…Pra, përmes, të gjitha gjinive artistike: artit figurativ, muzikës, letërsisë, në fakt civilizimi njerëzor kalon nëpër përvoja magjike hyjnore dhe perceptime të gjithë nektarëve të jetës. Përmes artit, njeriu ndjen bukurinë dhe të vërtetën e ekzistimit, të gjitha dilemat janë të panevojshme dhe zhduken nga shkëlqimi i pastër i artit, dhe është e natyrshme që kjo cilësi e veçantë dhe forcë shpirtërore, të  ndikojnë pozitivisht në politikë si dhe në aktivitete tjera të shoqërisë njerëzore.

NY Glam: Cfarë do të thotë për të qenë një artist në botën e sotme?

Ameti:Të jesh artist sot është më lehtë se ç’ka qenë në periudhat tjera të njerëzimit dhe artistët e sotshëm kanë më shumë përparësi se ata të mëparshmit! Pavarësisht vështirësive, globalizimit të tepruar ku shpejt humben identitetet artistike, tregu i artit jashtëzakonisht i ngarkuar, protekcionizmi, moskorrektësia dhe shumë devijime tjera shoqërore në botën e artit, unë besoj se jetojmë në një periudhë  më të mirë të njerëzimit (jashtë periudhës së pandemisë) dhe këtë mund ta argumentoj edhe në aspektin  e përparësisë  teknike-teknologjike!. Pastaj, mundësitë për zhvillim të mediumeve tjera të artit pamor, krijime të shprehjeve bashkëkohore me materiale më të sofistikuara janë pa kufi! Pra, sot,  të jesh artist ka shumë  mundësi për të krijuar art! Por,gjithsesi se ka edhe vështirësi të  mëdha në  rrugëtimin artistik! Artisti në këtë kohë duhet të jetë me karakter të  fuqishëm, të ketë besim në vete, ky rrugëtim nuk është ‘sprint” por “maratonë”,  ku më të guximshmit mund të kenë suksese për të lënë gjurmët artistike dh ta ”gërvishtin’ kohën  me artin e vet.

NY Glam: What can we expect from you this year?

Ameti: Më presin edhe 2 ekskpozita individuale, një në Kroaci dhe një në Slloveni! Gjithashtu jam në bisedime për një realizim të art happening në Neë York, por do të shohim si do të ecë puna në këtë drejtim.


Publikimi i mëparshëm

Universiteti i Tetovës i shpalli rezultatet preliminare për afatin e parë të regjistrimit

Publikimi i radhës

UT dhe shoqatat “Qyteti i Bletëve” dhe “Mjalti i Pollogut” i organizuan garat  ndërkombëtare për kualitet të mjaltit

Publikimi i radhës

UT dhe shoqatat “Qyteti i Bletëve” dhe “Mjalti i Pollogut” i organizuan garat  ndërkombëtare për kualitet të mjaltit

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!