• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

UT e intensifikon bashkëpunimin me profesorë eminentë dhe institucione të mjekësisë nga shtetet evropiane

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar i UT-së, Prof. Dr. Shefik Shehu e falënderoi profesorin Erik Sorantin, për mbështetjen që i ka dhënë Universitetit të Tetovës në rrjetin ndërkombëtar Image Processing, Information Engineering & Interdisciplinary Knoëledge Exchange që funksionon në kuadër të platformës  CEEPUS.

02/09/2022
| Arsim, Rajon

Profesori austriak Erik Sorantin njëherësh edhe udhëheqës i Departamentit të radiologjisë për pediatri në Universitetin e Mjekësisë të Gracit e vizitoi Universitetin e Tetovës. Gjatë vizitës së tij në Universitetin tonë, ai u prit në takim nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Shefik Shehu. Në këtë takim ato diskutuan për shumë tema, të cilat janë të rëndësishme për dy universitetet tona në përgjithësi e në veçanti për studentët dhe profesorët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë.

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar i UT-së, Prof. Dr. Shefik Shehu e falënderoi profesorin Erik Sorantin, për mbështetjen që i ka dhënë Universitetit të Tetovës në rrjetin ndërkombëtar Image Processing, Information Engineering & Interdisciplinary Knoëledge Exchange që funksionon në kuadër të platformës  CEEPUS. Ai, njëherësh shprehu edhe mirënjohje të thellë ndaj tij për besimin e paluhatshëm që ka pasur ndër vite ndaj Universitetit të Tetovës dhe përfshirjes së UT-së përmes Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë dhe Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, në një nga rrjetet më të mëdha multi-institucionale dhe multi – diciplinore në Evropë dhe në shumë nisma të tjera ndërkombëtare në fushën e mjekësisë.

Nisur nga kjo, Prof. Dr. Shefik Shehu tha se, Universiteti i Tetovës është i interesuar për thellimin e bashkëpunimit me Universitetin e Mjekësisë të Gracit edhe në fusha të tjera, e në veçanti në kuadër të programit Erasmus+, për mobilitet të studentëve dhe stafit akademik, ku deri më tani përmes rrjetit akademik CEEPUS një numër i konsiderueshëm i stafit akademik të UT-së kanë qëndruar për vizita studimore në Grac dhe në institucione të tjera simotra.

Gjatë qëndrimit të tij në UT, profesori Erik Sorantin mbajti një ligjëratë profesionale para studentëve dhe stafit akademik të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë.


Publikimi i mëparshëm

UT kryeson me regjistrimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2022/23

Publikimi i radhës

DIALOGU NDËRMJET KOSOVËS DHE SERBISË

Publikimi i radhës
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

DIALOGU NDËRMJET KOSOVËS DHE SERBISË

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.