• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 22 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

UT kryeson me regjistrimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2022/23

Afati i parë i regjistrimit do të përfundojë të premten, më 2 shtator, mirëpo ky proces ka paraparë realizimin edhe të dy afateve të tjera: afati i dytë: 13 - 16. 9. 2022 dhe afati i tretë: 26 - 28. 9. 2022.

01/09/2022
| Arsim, Rajon

Universiteti i Tetovës u shpreh mirënjohje të gjithë kandidatëve që kanë aplikuar pikërisht në këtë Universitet për të studiuar në programet studimore që i ofron ky institucion i arsimit të lartë në gjuhën shqipe.

Të rinjtë tanë, nga  të gjitha qytetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republika e Kosovës, Republika e Shqipërisë dhe Lugina e  Preshevës, në kuadër të afatit të parë kanë konkurruar në 89 programe studimore të njësive akademike të Universitetit tonë. Edhe më tej, programet studimore të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë mbeten ndër më të preferuarit, por është për t’u përshëndetur interesimi edhe për fakultetet dhe programet tjera studimore. Aplikimi realizohet sipas sistemit të avancuar online: https://unite.edu.mk/apply/, duke e lehtësuar procedurën e konkurrimit të kandidatëve për studimet universitare.

Ekipet e përgatitura të administratës së Universitetit, përpos pranimit të dokumentacionit të nevojshëm, orientimit për ndjekjen procedurës së përgjithshme, kandidatëve u ofrojnë edhe asistencën e tyre për aplikimet online.

Afati i parë i regjistrimit do të përfundojë të premten, më 2 shtator, mirëpo ky proces ka paraparë realizimin edhe të dy afateve të tjera: afati i dytë: 13 – 16. 9. 2022 dhe afati i tretë: 26 – 28. 9. 2022.

Nga Komisioni për regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2022/23 bëjnë të ditur se janë tejet të kënaqur me ecurinë e regjistrimit dhe numrin e lartë të kandidatëve që kanë aplikuar për studime. Ata theksojnë se pas përmbylljes së të gjitha afateve pritet që të plotësohen pjesa dërmuese e vendeve të parashikuara në konkursin e këtij viti akademik.


Publikimi i mëparshëm

Universiteti i Tetovës në vitin e ri akademik pritet të regjistrojë rreth katër mijë studentë

Publikimi i radhës

UT e intensifikon bashkëpunimin me profesorë eminentë dhe institucione të mjekësisë nga shtetet evropiane

Publikimi i radhës

UT e intensifikon bashkëpunimin me profesorë eminentë dhe institucione të mjekësisë nga shtetet evropiane

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!