• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 22 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Në Universitetin e Tetovës nga e dita e hënë fillon regjistrimi i studentëve të rinj për vitin akademik 2022/2023

Të drejtë regjistrimi në studimet e ciklit të parë kanë kandidatët, që e kanë kryer maturën shtetërore, ose maturën ndërkombëtare. Gjithashtu, të drejtë regjistrimi në ciklin e parë të studimeve kanë edhe kandidatët me shkollim të mesëm katërvjeçar, të cilët nuk e kanë dhënë maturë shtetërore, respektivisht e kanë përfunduar shkollimin e mesëm katërvjeçar para vitit akademik 2007/08 dhe gjatë gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të pandemisë, në vitin shkollor 2019/20. Kandidatët regjistrohen si studentë të rregullt, të financuar nga shteti dhe si studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve. Në studimet e ciklit të parë mund të regjistrohen edhe studentë me korrespondencë, nëse këtë e mundëson karakteri i programit studimor.

28/08/2022
| Arsim, Rajon

Nga data 29 gusht e deri më 2 shtator 2022, në Universitetin e Tetovës do të zhvillohet afati i parë i regjistrimit të studentëve të rinj, për vitin akademik 2022/2023. Në të gjitha 13 njësitë akademike të Universitetit tonë janë bërë të gjitha parapërgatitjet e nevojshme për regjistrimin e studentëve të rinj, të cilët do t’i regjistrojnë studimet e ciklit të parë në programe të ndryshme studimore që i ofrojnë fakultetet e Universitetit tonë.

            Të drejtë regjistrimi në studimet e ciklit të parë kanë kandidatët, që e kanë kryer maturën shtetërore, ose maturën ndërkombëtare. Gjithashtu, të drejtë regjistrimi në ciklin e parë të studimeve kanë edhe kandidatët me shkollim të mesëm katërvjeçar, të cilët nuk e kanë dhënë maturë shtetërore, respektivisht e kanë përfunduar shkollimin e mesëm katërvjeçar para vitit akademik 2007/08 dhe gjatë gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të pandemisë, në vitin shkollor 2019/20. Kandidatët regjistrohen si studentë të rregullt, të financuar nga shteti dhe si studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve. Në studimet e ciklit të parë mund të regjistrohen edhe studentë me korrespondencë, nëse këtë e mundëson karakteri i programit studimor.

Mënyra e seleksionimit të kandidatëve do të kryhet varësisht nga lloji i programeve studimore, në të cilët konkurrojnë ata, edhe atë: programet studimore në të cilat seleksionimi i kandidatëve do të kryhet në bazë të suksesit nga arsimi i mesëm dhe programe studimore në të cilat seleksionimi do të kryhet në bazë të suksesit nga arsimi i mesëm dhe me kontrollim të prirjeve dhe talentit të kandidatëve.

            Kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë për regjistrim në Universitetin e Tetovës, fillimisht e plotësojnë formularin online në ueb faqen: apply.unite.edu.mk / www.unite.edu.mk. Pas aplikimit në sistemin elektronik, kandidatët duhet që dokumentet t’i dorëzojnë në administratën e fakultetit përkatës, brenda afatit të caktuar, siç janë: dëftesat origjinale nga shkollimi i mesëm; diploma për kryerjen e shkollës së mesme; certifikata nga libri amzë i të lindurve; certifikata e shtetësisë; dëshmia (fletëpagesë) për pagesat e aplikimit dhe provimit pranues të cilit do t’i nënshtrohet kandidati.

Pas aplikimit online, në emailin e tyre kandidatët pranojnë konfirmim dhe linkun për aktivizimin e profilit të kandidatit që ka aplikuar, prej ku i përcjellin të gjitha fazat e shqyrtimit të dokumenteve, rangimit, rezultateve dhe regjistrimit. Profili i aplikimit mund përdoret edhe për aplikim në afatin e dytë ose të tretë.

 


Publikimi i mëparshëm

GJENOCIDI SERB NDAJ SHQIPTARËVE NË VITET 1877-1878

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës në vitin e ri akademik pritet të regjistrojë rreth katër mijë studentë

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës në vitin e ri akademik pritet të regjistrojë rreth katër mijë studentë

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!