• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 24 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

U përurua vepra “Thesar kombëtar” në 11 vëllime

Tribunë kombëtare e kulturore e shoqatës Papa Klementi XI në Suedi.

18/07/2022
| Kulturë, Rajon

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u zhvillua një veprimtari përuruese kushtuar periodikut “Thesar kombëtar”, tribunë kombëtare e kulturore e shoqatës Papa Klementi XI në Suedi, shoqatë e cila, përmes kësaj tribune, jo vetëm bashkon shkrimtarë, artistë, krijues, dijetarë dhe albanologë të atjeshëm, gjurma e të cilëve është në 11 vëllimet që kemi përpara dhe së shpejti edhe në numrin e 12-të, ku do të paraqiten edhe kontributet e ditës së sotme, por dhe shërben si një dritare informimi për të gjithë ata që janë të interesuar për jetën e shqiptarëve atje.
“Thesar kombëtar” është një periodik tashmë i afirmuar, i njohur jo vetëm prej intelektualëve shqiptarë në Suedi: shkrimtarë, studiues, intelektualë, veprimtarë të shoqatave atdhetare; një zëdhënës i jetës së shqiptarëve mërgimtarë në këtë vend të largët, që kanë krijuar tashmë bashkësinë e tyre të qendrueshme dhe jetojnë me gjuhën shqipe dhe identitetin shqiptar.
Është për t’u vlerësuar që “Thesar kombëtar” pjesën më të madhe të vetes ia ka rezervuar krijimtarisë letrare (poezi, skica, tregime, fragmente romanesh) dhe publicistikës, që është pasqyra e jetës shpirtërore të shqiptarëve në Suedi, e shqetësimeve të tyre të brendshme vetjake dhe qytetare, kombëtare e përtej kombëtares.
Shenjë e udhëtimit drejt pjekurisë si revistë është fakti që tashmë “Thesari kombëtar”, jo vetëm boton krijimtari e kërkime, por nxit e realizon edhe kritikën e pritësve të parë: recensionet e shenjimet kritike për botimet; dhe njofton rregullisht për veprimtaritë kulturore të shoqatave kulturore-atdhetare në Suedi, në Norvegji dhe në disa vende të tjera euroqendrore. Thesar kombëtar është pasqyrë në vijimësi e kronikës së jetës së mërgatës shqiptare në Perëndim, duke përfshirë kronikën që lidhet me faktorët politikë në Kosovë e në Shqipëri pa dallim.
Është me shumë rëndësi që në revistë ka edhe studime shkencore, të cilat, sido që janë më pak, shprehin mundësitë premtuese që ekzistojnë edhe tek një brez mërgimtarësh shqiptarë të lindur dhe formuar në Perëndim. Është e kuptueshme pse në studime peshën më të madhe e mbajnë studiues shqiptarë në Kosovë dhe që çështje themelore studimore janë: historia e shqiptarëve, lashtësia e tyre, gjuha shqipe, shqiptarët dhe fqinjët, letërsia shqipe, traditat shqiptare; si dhe studimet krahasuese midis mentalitetit të vendit pritës dhe mendësive tradicionale shqiptare. Botimi i një pjese të artikujve edhe në suedisht, si dhe afrimi i albanologëve e përkthyesve të atjeshëm si Ullmar Qvik, është një prirje që ne e inkurajojmë, jo vetëm për arsye shkencore, por edhe për mundësitë që revista hap për një integrim të denjë të shqiptarëve në shoqërinë ku ndodhen.
Duke qenë një kronikë e përvitshme e jetës së një bashkësie të largët shqiptare në diasporë; për rolin që ka si tribunë e krijimtarisë së një brezi të ri në Suedi e rreth e qark; për shkak të një pranie jo dhe aq modeste të studiuesve shqiptarë nga Kosova e Shqipëria në rubrikat krijuese e shkencore; për informacionin që ofron në formën e relacioneve për simpoziume shkencore të zhvilluara; për faktin që është ura më e suksesshme sot për sot në komunikimin midis vendësve dhe bashkësisë së mërgimtarëve, në mënyrë të veçantë për kujdesin që ju tregoni ndaj shqipes së shkruar, jo siguroj se do të keni mbështetjen dhe bashkëpunimin e studiuesve që bashkon Akademia e Shkencave. Burimi: www.facebook.com/akademiaeshkencave

Publikimi i mëparshëm

Ça është Trekëndëshi i Bermudës | Edmond Tupja: Mendër, koper dhe majdanoz

Publikimi i radhës

Bibliotekat e tyre ishin të rralla | Libra, fjalorë, enciklopedi, poezi, romane në disa gjuhë të botës

Publikimi i radhës

Bibliotekat e tyre ishin të rralla | Libra, fjalorë, enciklopedi, poezi, romane në disa gjuhë të botës

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!