• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 24 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

UT | Përmbyllen me sukses punimet e Shkollës verore, studentët pjesëmarrës i falënderuan organizatorët e saj

Drejtoresha e Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor, Mr. Sc. Donika Kamberi, në përmbyllje të kësaj Shkolle verore u shpreh e kënaqur me programin e realizuar, duke e falënderuar Universitetin e Tetovës dhe Rektorin Prof. Dr. Vullnet Ameti për mbështetjen financiare që i kanë dhënë këtij projekti dhe po ashtu shprehu falënderime dhe konsideratë të veçantë për mbështetjen e fortë që i kanë dhënë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ambasada e Bashkimit Evropian në vendin tonë.

01/07/2022
| Arsim, Rajon

Shkolla verore 2022 e organizuar nga Qendra për Paqe dhe Komunikim Transkulturor e Universitetit të Tetovës në bashkëpunim me Këndin Amerikan në Tetovë, sot e përmbylli programin e saj. Pas një sërë prezantimesh të ligjëratave profesionale nga profesorë universitarë dhe ekspertë të njohur, studentët pjesëmarrës në Shkollën verore patën mundësi që të përfitojnë njohuri të shumta mbi sundimin e ligjit. Ligjëruesit ndanë me studentët eksperiencat e tyre, duke i inkurajuar ata të jenë sa më të zëshëm dhe më të përkushtuar sa i përket sundimit të ligjit në vendin tonë.

            Drejtoresha e Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor, Mr. Sc. Donika Kamberi, në përmbyllje të kësaj Shkolle verore u shpreh e kënaqur me programin e realizuar, duke e falënderuar Universitetin e Tetovës dhe Rektorin Prof. Dr. Vullnet Ameti për mbështetjen financiare që i kanë dhënë këtij projekti dhe po ashtu shprehu falënderime dhe konsideratë të veçantë për mbështetjen e fortë që i kanë dhënë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ambasada e Bashkimit Evropian në vendin tonë. “30 pjesëmarrës nga vendi dhe rajoni ishin pjesë e një eksperience e cila synoi t’u ofrojë atyre mundësinë që të mësojnë më shumë nga njerëz me përvojë të gjatë në sferën e së drejtës dhe jo vetëm, ku pjesëmarrësit krijuan ura bashkëpunimi dhe ndanë përvojat e tyre lidhur me tematikën e përzgjedhur. Prania e ambasadorëve të SHBA-së dhe BE-së në vendin tonë, prezenca e ligjëruesve dhe të ftuarve specialë e bënë këtë aktivitet shumë të suksesshëm. Në cilësinë e koordinatores së këtij projekti e vlerësoj kontributin e gjithsecilit që e bënë të mundur këtë organizim, që besoj fortë do të ngelet gjatë në kujtesën e çdo pjesëmarrësi”, tha Mr. Sc. Donika Kamberi, drejtoreshë e Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor e UT-së.

Koordinatori i Këndit Amerikan në Tetovë, Mr. Sc. Gëzim Sulejmani, tha se ky organizim i përbashkët mes Këndit Amerikan dhe Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor të Universitetit të Tetovës ka qenë një mundësi e artë për të gjithë studentët e talentuar, të cilët iu bashkëngjitën kësaj shkolle. “Shkolla verore “Të rinjtë për sundimin e ligjit” një bashkëpunim i shkëlqyer, ku 30 të rinj gjatë 5 ditëve kanë marrë eksperienca dhe këndvështrime të ndryshme nga ekspertët, akademikë, përgjegjës institucionesh të ndryshme të vendit tonë, si dhe ata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Bashkimi Evropian. Gjatë punëtorive të fundit të rinjtë kanë dhënë ide dhe kanë krijuar programin vjetor me këtë tematikë, që do të jetë detyra jonë për ta realizuar së bashku me këta të rinj të talentuar dhe shumë vizionarë. Falënderues të pafund për bashkëpunimin me qendrën për Paqe dhe Komunikim Transkulturor të Universitetit të Tetovës dhe për mbështetjen financiare nga ana e Universitetit të Tetovës si dhe përkrahjes së Ambasadës amerikane”, theksoi koordinatori i Këndit Amerikan në Tetovë, Mr. Sc. Gëzim Sulejmani.

            Studentët pjesëmarrës në Shkollën verore 2022, me temë: “Të rinjtë për sundimin e ligjit” u pritën në takim nga Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti. Në këtë takim e pranishme ishte edhe përgjegjësja e Zyrës për Marrëdhënie me Publikun e Ambasadës së SHBA-ve në Shkup, zonja Jaewon – Oh. Ata, bashkërisht shprehën vlerësime të larta për organizmin e shkollës verore dhe tematikën që ka trajtuar për sa u përket të rinjve dhe sundimit të ligjit, që është shumë e rëndësishme. Po ashtu, ata i inkurajuan studentët që të vazhdojnë të jenë model për të tjerët duke qenë promotorë për sa i përket respektimit dhe sundimit të ligjit.

            Në fund, për studentët pjesëmarrës në Shkollën verore 2022, u bë ndarja e Certifikatave dhe disa dhurata simbolike bashkë me monografinë e UT-së, nga ana e Rektorit Prof. Dr. Vullnet Ameti dhe përgjegjësja e Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup, zonja Jaewon – Oh. Po ashtu, zonjës Jaewon – Oh, Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti ia ndau edhe një dhuratë me portretin e Nënës Terezë dhe disa botime të Universitetit tonë.


Publikimi i mëparshëm

Lasgush Poradeci: Raca shqiptare, për ne, është gjaku që na këndon ndër dej

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës e shënoi përvjetorin e Pavarësisë së SHBA-ve

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës e shënoi përvjetorin e Pavarësisë së SHBA-ve

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!