• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Lasgush Poradeci: Raca shqiptare, për ne, është gjaku që na këndon ndër dej

Fragment nga një leter e pabotuar e Lasgush Poradecit.

01/07/2022
| Kulturë, Rajon

As një detyrë qoftë ajo sado e vështirë, sado kundërshtonjëse s’mund të na ndalojë – s’DUHET të na ndalojë në qëllimin t’onë. Mos harro, se qëllimi jonë, – (ne, të cilët pat qënë shkruar të jemi fatosët mistikë në tempullin e IDESË, të IDESË që shpirtëzon… përmban… dhe rilind jetën e gjithësisë), – është: DESTINI jonë. DESTINI jonë na URDHËRON, me një urdhër IMPERIOS, t’i çfaqim botës idenë t’onë. T’i-a çfaqim, dyke i-a IMPOZUAR me dy mënyra të njëshme.
Ata, që janë para-lindur ose pàs-edukuar për kuptimin e idesë s’onë, e kanë pranuar impozimin vetvetiu, pá e ndjerë si një element të TË RI të vetëvetes; po atyre, të cilët, – të greminë-udhëhequr (jo të udhë-hequr!) gjithënjë as prej paralindjes ose pasedukimit, po vetëm prej GJYSMALAKËRISË së qënjes së tyre së mos-qënur, d.m.th. prej mëndjes së tyre të cekët, prej zemrës së tyre së cekët, prej vullnetit të tyre të cekët, prej trupit të tyre të cekët, mendje, zemër, vullnet dhe trup ku VEGJETON (jo JETON) një shpirt PA DASHURI për idenë, PA DASHURI për jetën, PA DASHURI PËR DASHURINË VETË…, – atyre, ne do t’i-a u IMPOZOJMË idenë… IMPOZIMËRISHT, do t’i-a u ngulim në shpirt me fuqinë mposhtëse të saj, do t’i RILINDIM me gjeniun rilindës të DRITËS SË MADHE ku po përvëlohemi.
Gjeniu jonë, është gjeniu i racës shqipëtare. Raca shqipëtare, për ne, është gjaku që na këndon nër dej, dyke na falur IMPULSIN E VEPËRIMIT. Impulsi i vepërimit t’onë është REALIZIMI I IDESË s’onë. IDEJA JONË, është MUNDIMI dhe PËRPJEKJA jonë e palodhur, e pa dëshpëruar, e padëshpëruarshme…për të bërë VETËVETEN dhe për të bërë TË TJERËT dita-me-ditën MË TË MIRË… MË TË PASTËR… MË TË NDRITUR… QËLLIMI FUNDOR (FINAL) I IDESË S’ONË, ËSHTË DRITA E PËRJETËSISË!
Për këtë DRITË GAZMORE, na duhet – e di ç’na duhet??? Studentërija, d .m.th. STUDIMËRIJA e përjetëshme! Ja, kjo është UDHA – Udha e ZOTIT – së CILËS duhet t’i bjemë PAS! Në KËTË udhë DO MË KESH, SHOK TË SHPIRTIT! “Janë të pakë ata që na kuptojnë” thua në poshtallkën t’ënde të 14 Janarit??? Ha!!, i dashuri im!! Të pakët qofshin, ose të shumë, ne do t’i-u rrëfejmë IDENË t’onë, UDHËN t’onë, të gjithëve!! Ata, që do na kuptojnë “para-lindursisht” ose “pas-edukimërisht”, janë T’ANËT!!; ata që s’do na kuptojnë “gjysmalakërisht” ose “vegjetimërisht” janë T’ANËT!!: t’anët, Ha!!. IMPOZIMËRISHT!!
Sepse ZOTI, kur s’”dashuron” – IMPOZON. Dhe kur impozon ZOTI, domethënë se ZOTËRON ZOTËRIJA. Dhe zotërija, domethënë: ZOTËSIJA!!
Lasgush Poradeci.   
Burimi: Marie Lasgush Poradeci

 


Publikimi i mëparshëm

Shkolla verore 2022 një ndihmesë e madhe për të rinjtë tanë

Publikimi i radhës

UT | Përmbyllen me sukses punimet e Shkollës verore, studentët pjesëmarrës i falënderuan organizatorët e saj

Publikimi i radhës

UT | Përmbyllen me sukses punimet e Shkollës verore, studentët pjesëmarrës i falënderuan organizatorët e saj

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.