• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 24 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Universiteti i Tetovës mori pjesë në bienalen pranverore të aleancës universitare

Universiteti i Tetovës është pjesë integrale e kësaj familje të zgjedhur universitetesh, që synojnë zhvillimin në kërkime shkencore, duke pasur në mendje gjithmonë kontributin dhe rolin e pashmangshëm të universiteteve në komunitete.

16/05/2022
| Arsim, Rajon

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Reshat Qahili, Prorektori për Arsim, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Shefik Shehu, Sekretari i përgjithshëm i Universitetit, Adem Beadini, përgjegjësi i Zyrës për Financa dhe Kontabilitet, Mr. Sc. Imberjah Tairi dhe profesori i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Faton Shabani morën pjesë në bienalen pranverore të aleancës universitare AURORA, që u mbajt në Insbruk të Austrisë.

Universiteti i Tetovës është pjesë integrale e kësaj familje të zgjedhur universitetesh, që synojnë zhvillimin në kërkime shkencore, duke pasur në mendje gjithmonë kontributin dhe rolin e pashmangshëm të universiteteve në komunitete.

Në emër të Universitetit të Tetovës, në këtë bienale pjesëmarrësve iu drejtua Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Shefik Shehu, i cili foli mbi vlerat dhe rolin e universiteteve në kultivimin e vlerave demokratike. Në këtë drejtim, ai nënvizoi se universitetet mund të jetësojnë misionin e tyre vetëm nëse funksionojnë në një demokraci stabile. 

Ky forum shërbeu për të shpalosur para më shumë se 150 delegatëve nga mbarë Evropa, të arriturat e Universitetit të Tetovës në lëmin e ndërkombëtarizimit, mësimdhënies, si dhe të kërkimeve shkencore.

Të kujtojmë që Universiteti i Tetovës është pjesë e pandarë e rrjetit Aurora, duke qenë i pranishëm në çdo aktivitet të tij, në fusha të ndryshme, duke filluar nga  nënprogramet e platformës Erasmus + e deri tek simpoziumet, trajnimet dhe konferencat e ndryshme shkencore.  Pak kohë më parë, Universiteti ynë ishte nikoqir i trajnimit me temë: “Sipërmarrësia shoqërore, diversiteti dhe përfshirja”, që u organizua pikërisht në bashkëpunim me rrjetin Aurora.

 


Publikimi i mëparshëm

UT nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Insbrukut të Austrisë

Publikimi i radhës

ILUMINIZMI DHE INTERPRETIMI  SOCIAL DHE KULTUROR

Publikimi i radhës
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

ILUMINIZMI DHE INTERPRETIMI  SOCIAL DHE KULTUROR

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!