• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 2 Prill 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Ambasadori i Austrisë në Maqedoninë e Veriut qëndroi për vizitë pune në Universitetin e Tetovës

26/04/2022
| Arsim, Rajon

Rektori i Universiteti të Tetovës, Prof. Dr. Reshat Qahili, sot priti në një vizitë pune Ambasadorin e Austrisë në vendin tonë, ekselencën e tij Dr. Georg  Woutsas. Në këtë takim ku morën pjesë edhe  Prof. Dr. Shefik Shehu, prorektor për Bashkëpunim ndërkombëtar i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Faton Shabani, Shef i Kabinetit të Rektorit të Universiteti i Tetovës, Doc. Dr. Hatibe Deari Zeqiri, shefe e Zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar, Prof. Dr. Berton Sulejmani,  dekan i Fakultetit Filologjik,  Mr. Sc. Osman Ismaili, shef i Programit studimor – Gjuhë dhe Letërsi Gjermane dhe Lazim Ahmedi nga Këndi austriak, u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit midis Universitetit i Tetovës dhe Ambasadës së Austrisë në vendin tonë.

Pas këtij takimi, ata e vizituan edhe Këndin austriak, ku u dorëzuan rreth 150 libra, të cilat qeveria austriake ia dhuroi Universitetit tonë. “Është kënaqësi që të jem sot këtu. Është hera e dytë që jam në Këndin austriak, në bibliotekën austriake që financohet dhe mirëmbahet nga Austria. Kishim gjithashtu edhe takim me Rektorin, ku u potencua edhe rëndësia e bashkëpunimit me Austrinë. Ky ishte një rast edhe për të promovuar 148 libra për Këndin austriak, sepse është e rëndësishme të ketë edhe libra të shtypura, mësim me prezencë fizike dhe jo vetëm mësim online”, tha Ambasadori austriak, Dr. Georg  Woutsas.

Ndërsa Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Reshat Qahili shprehu mirënjohjen e tij për këtë vizitë të ambasadorit austriak në Universitetin e Tetovës . “Sot ishim të nderuar që Universitetin e Tetovës ta vizitojë ambasadori i Republikës së Austrisë, i cili me këtë rast Këndit austriak si edhe Fakultetit Filologjik i dhuroi 148 libra. Këto libra të dhuruara, gjithsesi shprehin një mirënjohje dhe një respekt që tregon Ambasada e Austrisë në vazhdimësi për Programin studimor Gjuhë dhe Letërsi Gjermane.”

Përndryshe, kjo ishte vizita e dytë e Ambasadorit austriak Georg Woutsas në Universitetin e Tetovës.

 


Publikimi i mëparshëm

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u përurua monografia e Universitetit të Tetovës

Publikimi i radhës

ILUMINIZMI NË SKOCI DHE NË ANGLI

Publikimi i radhës
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

ILUMINIZMI NË SKOCI DHE NË ANGLI

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!