• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 2 Prill 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

UT dhe Galeria e Arteve në Tetovë organizuan ekspozitë të përbashkët

Organizimi i ekspozitës në sheshin e Rektoratit të Universitetit të Tetovës është dëshmi për qasjen dhe përkushtimin e studentëve në punë dhe afirmimin e saj me njerëzit, me qëllim që njerëzit të kenë qasje të drejtpërdrejtë me punimet dhe kreativitetin e studentëve. Dekani i Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Nafi Jashari e falënderoi drejtorin e Galerisë së Arteve, Ilir Kurtishin, për realizimin e kësaj ekspozite në sheshin e Universitetit të Tetovës, ku studentëve u jepet mundësia për të afirmuar kreativitetin e tyre me punime të ndryshme. Në këtë ekspozitë marrin pjesë studentë nga të gjitha vitet dhe disa prej tyre në këtë ekspozitë kanë shfaqur punimet e tyre profesionale. Ai, më tej tha se edhe në të ardhmen do të vijojë bashkëpunimi me aktivitete të ndryshme mes të Fakultetit të Arteve dhe Institutit nacional – Galeria e Arteve në Tetovë.

14/04/2022
| Kulturë, Maqedoni

Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës, në bashkëpunim me Institutin nacional – Galeria e Arteve në Tetovë organizuan ekspozitën e përbashkët për nder të Ditës Botërore të Artit. Për shënimin e kësaj dite Instituti nacional – Galeria e Arteve në Tetovë ka organizuar një sërë aktivitetesh, në mesin e të cilëve edhe organizimi i ekspozitës së përbashkët me studentët dhe profesorët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës.

Organizimi i ekspozitës në sheshin e Rektoratit të Universitetit të Tetovës është dëshmi për qasjen dhe përkushtimin e studentëve në punë dhe afirmimin e saj me njerëzit, me qëllim që njerëzit të kenë qasje të drejtpërdrejtë me punimet dhe kreativitetin e studentëve. Dekani i Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Nafi Jashari e falënderoi drejtorin e Galerisë së Arteve, Ilir Kurtishin, për realizimin e kësaj ekspozite në sheshin e Universitetit të Tetovës, ku studentëve u jepet mundësia për të afirmuar kreativitetin e tyre me punime të ndryshme. Në këtë ekspozitë marrin pjesë studentë nga të gjitha vitet dhe disa prej tyre në këtë ekspozitë kanë shfaqur punimet e tyre profesionale. Ai, më tej tha se edhe në të ardhmen do të vijojë bashkëpunimi me aktivitete të ndryshme mes të Fakultetit të Arteve dhe Institutit nacional – Galeria e Arteve në Tetovë.

Drejtori i Institutit nacional – Galeria e Arteve u  shpreh se, qëllimi kryesor është shënimi i 15 prillit Ditës botërore të artit. “Siç dihet, 15 prilli është Dita botërore e artit, është ditëlindja e Leonardo Da Vincit. Ne, në saje të kësaj dite kemi organizuar aktivitete njëjavore, duke filluar nga e hëna dhe të premten do t’i përmbyllim këto aktivitete. E zgjodhëm këtë mënyrë që ekspozitat t’i organizojmë në ambiente të hapura dhe në pika të ndryshme të qytetit dhe një ndër ato është edhe Universiteti i Tetovës. Siç e potencova edhe më lartë, ky aktivitet tanimë ka katër ditë që ka filluar, fillimisht kemi filluar në qendër të qytetit të Tetovës, pasi që ka frekuentim më të madh të qytetarëve dhe të gjithë të interesuarit kanë pasur mundësi që edhe të pikturojnë, por njëkohësisht edhe janë informuar me përmbajtjen e ekspozitës, kanë qenë qytetar të grup moshave të ndryshme, pastaj ditën e dytë kemi qenë te Parku i Bletëve, për rreth lumit Shkumbin, që ishte një ekspozitë me fotografi, ndërsa ditën e tretë, para Qendrës për kulturë në Tetovë, me veprat më të mira që i kemi nga koleksioni i Galerisë së Arteve Pamore në Tetovë. Sot jemi këtu në ambientet e jashtme të Universitetit të Tetovës me qëllim të promovimit të veprave të ndryshme të studentëve të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës, që edhe studentët e këtij fakulteti të ndihen si nikoqirë të këtij aktiviteti”, theksoi drejtori i Galerisë së Arteve në Tetovë, Ilir Kurtishi.

Aktivitetet për shënimin e Ditës Botërore të Artit do të përmbyllen ditën e nesërme, me ekspozitën me grafika që do të organizohet në parkun e qytetit të Tetovës.


Publikimi i mëparshëm

OSVALD SHPENGLER – “RËNIA E PERËNDIMIT”

Publikimi i radhës

FRENSIS FUKUJAMA – “FUNDI I HISTORISË”

Publikimi i radhës
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

FRENSIS FUKUJAMA – “FUNDI I HISTORISË”

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!