• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Prof. Dr. Hrvoje Juriç nga Universiteti i Zagrebit realizoi vizitë studimore në Universitetin e Tetovës

Qëndrimi i tij në UT u realizua në kuadër të Rrjetit të CEEPUS-it, HR-1107-05-2021, Filozofia dhe interdisiplinariteti pjesë e të cilit është edhe Programi studimor i Filozofisë i Fakultetit Filozofik.

18/03/2022
| Arsim, Rajon

Prej 14 deri më 18 mars 2022 në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Tetovës qëndroi për punë studimore Prof. Dr. Hrvoje Juriç nga Universiteti i Zagrebit, i cili para studentëve dhe stafit akademik ligjëroi në temat “Ideja e njeriut dhe tundimet e humanizmit” dhe “Bioetika dhe Biopolitika”.

Ai gjithashtu realizoi takime me rektorin, Prof. Dr. Reshat Qahilin, kryetarin e Senatit, Prof. Dr. Kushtrim Ahmetin, njëherazi edhe koordinator institucional i rrjetit të CEEPUS-it HR-1107-05-2021, prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Shefik Shehun, si dhe dekanët e Fakultetit Filozofik dhe Fakultetit Pedagogjik, Prof. Dr. Musa Musain dhe Prof. Dr. Lulzim Mehmedi, si dhe përgjegjësen e  Qendrës për Paqe, Mr. Sc. Donika Kamberi, në të cilat takime u bisedua për bashkëpunimet e ardhshme ndërinstitucionale.

Qëndrimi i tij në UT u realizua në kuadër të Rrjetit të CEEPUS-it, HR-1107-05-2021, Filozofia dhe interdisiplinariteti pjesë e të cilit është edhe Programi studimor i Filozofisë i Fakultetit Filozofik.

CEEPUS është Programi i shkëmbimit i Evropës Qendrore për Studime Universitare në rajonin e zgjeruar të Danubit, bazuar në një marrëveshje ndërkombëtare. Ka 15+ shtete anëtare, që aktualisht bashkojnë marrëveshjen aktuale CEEPUS III: Shqipëria, Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Hungaria, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia dhe Sllovenia. Gjithashtu janë pjesëmarrës edhe Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Prizrenit dhe Universiteti i Pejës.

Aktiviteti kryesor i CEEPUS janë rrjetet e universiteteve të shteteve anëtare të CEEPUS, që realizojnë programe të përbashkëta, brenda të cilave mbulon grantet e mobilitetit për studentët dhe mësimdhënësit e atyre universiteteve.

Prof. Dr. Hrvoje Juriç është profesor ordinar në Departamentin e Filozofisë të Fakultetit Filozofik, Katedra e Etikës në Universitetin e Zagrebit. Ka botuar pesë libra autorialë, një tekst shkollor dhe ka qenë bashkëredaktor i katër revistave shkencore. Përveç kësaj, ai ka botuar rreth pesëdhjetë artikuj shkencorë dhe më shumë se dyqind artikuj profesional, eseistikë dhe publicistikë.

Kryesisht merret me filozofi praktike, etikë dhe bioetikë, por interesat e tij shkencore dhe profesionale përfshijnë gjithashtu filozofinë e teknologjisë, filozofinë e natyrës, filozofinë e medies, hermeneutikën filozofike, teorinë feministe dhe gjinore dhe çështjet socio-politike.

Temat e ligjëruara nga ana e tij u ndoqën me vëmendje nga studentët dhe stafi i Fakultetit Filozofik, që njëherësh ngjallën edhe debate interesante.


Publikimi i mëparshëm

99 vjet nga lindja e kompozitorit Rexho Mulliqi

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës e përmbylli me sukses projektin ndërkombëtar të skijimit të mbështetur nga Erasmus +

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës e përmbylli me sukses projektin ndërkombëtar të skijimit të mbështetur nga Erasmus +

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.