• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 2 Prill 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali e vizitoi Universitetin e Tetovës

Në fokus të këtij takimi ishin edhe realizimi i projekteve kapitale në infrastrukturë, projekteve të ndryshme kërkimore-shkencore, mbështetja e kuadrove universitarë në projektet e tyre hulumtuese, mbështetja e studentëve përmes bursave, me theks të veçantë e studentëve të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë si dhe shqyrtimi i formave të tjera të bashkëpunimit.

11/02/2022
| Arsim, Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë i qeverisë së vendit tonë Bekim Sali, i shoqëruar nga drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Dr. Amir Elezi dhe deputeti i Kuvendit të RMV-së Prof. Dr. Hysni Ismaili, sot realizoi një vizitë pune në Universitetin e Tetovës, ku u prit nga rektori Prof. Dr. Reshat Qahili, prorektori për Arsim, Prof. Dr. Vullnet Ameti, kryetari i Senatit, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, Sekretari i përgjithshëm Adem Beadini, prodekani për Shkencë i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Doc. Dr. Sahmedin Sali, si dhe profesori i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Faton Shabani.

Në këtë takim pune u diskutua për thellimin e bashkëpunimit mes Universitetit të Tetovës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Spitalit Klinik të Tetovës. Kjo ishte vizita e parë e ministrit Bekim Sali që e realizon në një institucion të arsimit të lartë në vend, ndaj dhe u theksua roli dhe rëndësia e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të Universitetit të Tetovës gjatë periudhës së pandemisë Covid-19, gjatë procesit të vaksinimit, ku studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë së Universitetit tonë në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komunën e Tetovës u përfshinë në procesin e vaksinimit të qytetarëve kundër përhapjes së pandemisë në rajonin e Pollogut.

Në fokus të këtij takimi ishin edhe realizimi i projekteve kapitale në infrastrukturë, projekteve të ndryshme kërkimore-shkencore, mbështetja e kuadrove universitarë në projektet e tyre hulumtuese, mbështetja e studentëve përmes bursave, me theks të veçantë e studentëve të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë si dhe shqyrtimi i formave të tjera të bashkëpunimit.

Në mbyllje të këtij takimi, palët ranë dakord që takime të tilla të zhvillohen edhe në të ardhmen, me qëllim të realizimit objektivave të përbashkëta institucionale.


Publikimi i mëparshëm

Qendra për paqe dhe komunikim transkulturor e UT-së dhe Qendra për hulumtime post-konfliktuale nga Sarajeva nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Publikimi i radhës

Volteri – autoriteti shpirtëror më i madh i Evropës iluministe

Publikimi i radhës
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

Volteri - autoriteti shpirtëror më i madh i Evropës iluministe

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!