• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 10 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Qendra për paqe dhe komunikim transkulturor e UT-së dhe Qendra për hulumtime post-konfliktuale nga Sarajeva nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Sipas Mr.Sc. Donika Kamberit, drejtuese e Qendrës për paqe dhe komunikim ndërkulturor e Universitetit të Tetovës, ky memorandum vendos bazat e një bashkëpunimi duke u pajtuar në pikat specifike, por vizioni, qëllimet dhe interesat e përbashkëta hapin rrugën për një mori aktivitetesh në ndërtimin e paqes, sidomos në vendet tona që kanë një të kaluar me konflikte. 

10/02/2022
| Arsim, Rajon

Qendra për paqe dhe komunikim transkulturor e Universitetit të Tetovës dhe Qendra për hulumtime post-konfliktuale me seli në Sarajevë (Bosnjë dhe Hercegovinë), më 28 janar 2022 kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.

Marrëveshja në fjalë ka për qëllim bashkëpunimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm midis dy qendrave, për të përkrahur qëllimet e tyre strategjike në fushën e ndërtimit të paqes, sigurisë, lirive dhe të drejtave të njeriut dhe trajnimeve mbi zgjedhjen e konflikteve dhe dialogut në vend dhe në rajon.

Drejtueset e qendrave përkatëse, Velma Sariç, njëherësh edhe kryeredaktore e gazetës “Balkan Diskurs”, me Donika Kamberin u pajtuan që rëndësi e veçantë t’i kushtohet publikimeve të përbashkëta mbi çështjet e sigurisë, lirive dhe të drejtave të njeriut dhe ndërtimit të paqes, si dhe organizimit të punëtorive, trajnimeve dhe seminareve, kontribuuesit e të cilit do të jenë stafi akademik dhe studentët. Palët gjithashtu ranë dakord që dy qendrat do t’i realizojnë aktivitetet e tyre bazuar në burimet dhe potencialin që disponojnë.

Sipas Mr. Sc. Donika Kamberit, drejtuese e Qendrës për paqe dhe komunikim ndërkulturor e Universitetit të Tetovës, ky memorandum vendos bazat e një bashkëpunimi duke u pajtuar në pikat specifike, por vizioni, qëllimet dhe interesat e përbashkëta hapin rrugën për një mori aktivitetesh në ndërtimin e paqes, sidomos në vendet tona që kanë një të kaluar me konflikte.

“Konteksti historik, sidomos e kaluara e përbashkët, nuancat e së cilës janë edhe sot të pranishme në mesin e shoqërive tona, janë mësimi më i mirë që mund të nxjerrim për të vendosur paqe, duke e promovuar atë në mënyrë të pa ekuivokë, përmes dialogut, edukimit dhe trajnimit të studentëve, kryesisht ata të shkencave sociale, të cilët do të jenë përfituesit kryesorë nga ky bashkëpunim. Nga ato pritet vendosja e drejtësisë sociale, si dhe zgjedhja e konflikteve përmes dialogut, si rruga e vetme që mundëson paqen e qëndrueshme në shoqëritë tona me dallime të theksuara kulturore, etnike dhe fetare, andaj me anë të këtij memorandumi hapim rrugë për bashkëpunim më të thellë rajonal në fushat e lartpërmendura” – theksoi Mr. Sc. Donika Kamberi.

Ndërkaq Velma Sariç ka bërë të ditur se qendra që ajo përfaqëson angazhohet që të shërbejë si urë lidhëse midis shoqërisë civile dhe institucioneve akademike. “Që nga themelimi ynë në 2011, qendra që unë drejtoj e ka bazuar punën e saj në partneritete dhe bashkëpunime të suksesshme.  Si qendër kërkimore dhe organizatë jofitimprurëse, ne jemi të përkushtuar të shërbejmë si një urë lidhëse midis shoqërisë civile dhe akademisë për të forcuar njohuritë për sukseset dhe dështimet në fushën e ndërtimit të paqes dhe parandalimin e konflikteve, për të promovuar inovacionin, për të avancuar mirëkuptimin dhe për të promovuar praktikat më të mira.  Partneriteti ynë i sapokrijuar me Qendrën për Paqe dhe Komunikim Transkulturor kontribuon në këtë ide, veçanërisht pasi ai e çon më tej rrjetin tonë të partnerëve rajonalë në Ballkanin Perëndimor dhe kontribuon në promovimin e nismave demokratizuese në nivel lokal, veçanërisht ato që lidhin të rinjtë me shoqërinë civile lokale”- ka deklaruar Velma Sariç.

Qendra për paqe dhe komunikim transkulturor e Universitetit të Tetovës me nënshkrimin e marrëveshjes së lartpërmendur, pritet që ta intensifikojë edhe më shumë veprimtarinë e saj institucionale në shërbim të paqes e stabilitetit në rajon dhe më gjerë.


Publikimi i mëparshëm

Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar i UT-së, Prof. Dr. Shefik Shehu zhvilloi vizitë pune në Bruksel dhe Paris

Publikimi i radhës

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali e vizitoi Universitetin e Tetovës

Publikimi i radhës

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali e vizitoi Universitetin e Tetovës

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.