• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 24 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Në UT u mbajt Konferenca Ndërkombëtare me temë: “Përdorimi efektiv i artit dhe teknologjisë krijuese në kultivimin dhe tregtimin e luleve”

Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Prof. Dr. Xhezair Idrizi e përshëndeti këtë iniciativë duke theksuar se tema që trajtohet në këtë konferencë është në interes të përbashkët pasi ka të bëjë me ambientin ku jetojmë.

28/10/2021
| Arsim, Maqedoni

Universiteti i Tetovës ishte nikoqir i Konferencës Ndërkombëtare me temë: “Përdorimi efektiv i artit dhe teknologjisë krijuese në kultivimin dhe tregtimin e luleve” në kuadër të projektit: “Lulëzimi i artit (Rritja dhe fuqizimi i grave të reja nëpërmjet prodhimit artistik të luleve në mënyrë novatore dhe krijuese)” i financuar nga programi Erasmus +. Projekti synon krijimin e një baze të përbashkët për të ardhmen e politikave të prodhimit të luleve.

Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Prof. Dr. Xhezair Idrizi e përshëndeti këtë iniciativë duke theksuar se tema që trajtohet në këtë konferencë është në interes të përbashkët pasi ka të bëjë me ambientin ku jetojmë. “Ju e dini se në kohën e fundit lulëtaria është një degë shumë e rëndësishme e zhvillimit, jo vetëm për pjesën ekonomike, e cila është shumë domethënëse, por edhe për pjesën kreative ose pjesën e krijimit të peizazheve të reja. Në periudhën e fundit edhe vendi ynë është një ndër vendet që stimulon një prodhim të këtillë. Për ne si fakultet brenda një kohe shumë të shkurtër ky është aktiviteti i katërt që e realizojmë, por shpresoj që të mos jetë i fundit për këtë vit pasi kemi edhe një aktivitet tjetër që ka të bëjë me shpalljen e rezultateve të garave me mjaltë. Ju uroj referuesve sukses dhe shpresoj që nga ky takim të dalin konkluza që do të shfrytëzohen si pika referimi për konferencat e radhës” tha Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Prof. Dr. Xhezair Idrizi.

Koordinatori i kësaj konference dhe njëherit profesor i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Doc. Dr. Erhan Sulejmani e paraqiti punimin “Lulëzimi i artit – partnerët, objektivi kryesor, rezultatet intelektuale”.Në këtë aktivitet mori pjesë edhe drejtorja gjenerale e “European Plants”, znj.Vileke Roes e cila e prezantoi temën “Gjelbërimi urban, arti krijues dhe teknologjia në kultivimin e bimëve”.

Në konferencë u prezantuan edhe tema të tjera si: “Prezantim – udhëzime për krijimin e dizajnit të enëve artistike, informacion për gratë e reja prodhuese të luleve dhe kultivimi tradicional i luleve në praktikë dhe mënyra të reja inovative” nga koordinatorja e projektit nga Turqia, Dr. Sebahat Sheker, specialiste e projekteve të BE-së;  “Kontrolli dhe perspektivat rregullatore kombëtare, diversifikimet rajonale, rekomandimet për prodhimin e luleve me pakicë” nga z.Xhelal Nuredini, Ministria e Bujqësisë; “Përdorimi efektiv i artit dhe teknologjisë kreative në kultivimin e luleve” dhe “Platformat online, teknologjitë e mençura përfshirë tregtinë elektronike, e-marketingun, tregtinë elektronike dhe marketingun” nga Zoran Veskovski , drejtor gjeneral i lulishtes “Kitka”- Shkup dhe “Shëndeti dhe sëmundjet e bimëve dhe përfitimi nga gjelbërimi urban“ nga Prof. Dr. Elmi Jusufi, Fakulteti i Bujqësisë dhe Bioteknologjisë i Universitetit të Tetovës.

Në shenjë falënderimi, Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Prof. Dr. Xhezair Idrizi ndau disa mirënjohje për pjesëmarrësit.

 


Publikimi i mëparshëm

Të përfitojmë sa më shumë nga aktivitetet që bëjmë

Publikimi i radhës

Historiania e njohur bullgare e vizitoi Universitetin e Tetovës

Publikimi i radhës

Historiania e njohur bullgare e vizitoi Universitetin e Tetovës

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!