• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Opinione

Ndryshim lëkure

Faktet dhe tradita e pas tre dekadave po tregojnë se e gjitha kjo ishte një nominalizëm (thjesht ndryshim emri) dhe jo një ndryshim i fortë identiteti që të bazohet në atë që në gjuhën popullore quhet “ndryshim lëkure”.

27/09/2021
| Opinione, Rajon

Ndriçim Kulla – Me rrëzimin e Murit të Berlinit, “koracata” e dikurshme komuniste, sidomos ajo e Europës Lindore, u transformua befas në një anije fantazmë, ndjellëse makthesh e tragjedish, e dezertuar nga ekuipazhi dhe pasagjerët, ndërkohë që ishte pikërisht ajo barka e madhe reformiste ajo që u paraqit si i vetmi mjet shpëtimi, pas të cilit nisin të kapen me thonj e të ngjiten në bord të gjithë post-komunistët e viteve të para. Ky ishte dhe skenari mbizotërues i së majtës shqiptare në vitet e para të demokracisë.

Për fat të keq, në historinë e saj, më të shpejtët a më të shkathëtit, që arritën të hipnin në bord (shumica post-komuniste), qenë ata që pushtuan të gjitha postet kryesore, ndërsa ata pak autentikët, të ndershmit dhe besnikët e markës sociale, që duhet të kish gjithmonë reformizmi, u lanë të strehoheshin nëpër disa varka të vogla e vetmitare, për të përballuar detin plot furtunë të transformimeve të mëdha, mes aq shumë rreziqesh e dyshimesh të qenësishme. Pse , a nuk ndodhi qartësisht kështu, rreth tre dekada më parë, me partinë më të madhe shqiptare të asaj kohe, Partinë komuniste, që në një kongres formal, sa hap e mbyll sytë, ndryshoi emrin duke u quajtur Partia Socialiste, e duke vendosur të kish ndryshuar dhe përmbajtjen, kur në të vërtetë nuk kishim të bënim aspak me një ndryshim domethënës. Faktet dhe tradita e pas tre dekadave po tregojnë se e gjitha kjo ishte një nominalizëm (thjesht ndryshim emri) dhe jo një ndryshim i fortë identiteti që të bazohet në atë që në gjuhën popullore quhet “ndryshim lëkure”.

Refuzimi për t’u quajtur komunistë, në emër të reformizmit e tani dhe progresizmit, shënoi fillimin e atij shtrembërimi të madh e të pakorrigjueshëm, deri më sot, që arrin t’i barazojë këto forca e kuptime, kur ato ende s’kanë kryer as edhe një lëvizje vlerash, idesh, metodash e praktikash, që të mbështesin me platforma politike dhe shoqërore këtë ndryshim në thelb dhe domethënie.

Burimi: https://www.facebook.com/nkulla


Publikimi i mëparshëm

Revistat më të njohura të arkitekturës

Publikimi i radhës

Rexhep Qosja këshillon Ramën e Kurtin: Takohuni më shpesh

Publikimi i radhës

Rexhep Qosja këshillon Ramën e Kurtin: Takohuni më shpesh

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.