Prof. Miftar Memeti – Sa të freskëta e rutinore duken këto piktura….Po sa thellë i kanë rrënjët,që nga tema e diplomës “Tinguj akordesh në pikturë” – deri te tema e magjistraturës, “Reminishencat muzikore ne pikturë”….Mos bëjmë fjalë për 12 vitet e shkollimi në muzikë….Dy vitet e fundit që kur e ke pianinon në shtëpinë tënde, të dha një frymëzim konkret për të ndërlidhur konkret Piano&Pikturë….Tingëllon hareja muzikore në pikturë, herë Vivalld e herë Betoven,varësisht nga disponimi yt që shfaqet në pikturë….
Pikturat tua Drenusha janë bashkëkohore dhe energjia jote për art….
Ne piktorët e gjeneratave të vjetra, lamë gjurmë në artin e kohës tonë…..Besoj se bindshëm shihet edhe identiteti yt artistikë duke lënë edhe ti gjurmë ne kohën tënde..!!..