• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 25 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Galeria e Arteve Pamore organizon edicionin XII të Kolonisë Artistike

Këtë radhë duke ndjekur udhëzimet dhe rregullat për masat e sigurisë ndaj Covid - 19 të parapara nga Ministria e Shëndetësisë së R. së Maqedonisë së Veriut, kolonia do të filloj realizimin nē hapësirat e hotelit “ Scardus “ që gjendet në qendrën turistike për sport dimëror Kodra e Diellit-Tetovë.

27/08/2021
| Kulturë, Maqedoni

Filluar nga 27. 8. 2021 – 31. 8. 2021, Instituti Nacional Galeria e Arteve Pamore në Tetovë do ta realizojë projektin tradicional, eventin më të madh dhe të suksesshëm që organizohet më shumë se një dekadë , Koloninë Artistike 2021.

Ky është edicioni XII dhe i dyti që organizohet në kushte të jashtëzakonshme pandemie, duke anuluar edhe hapjen solemne ku zakonisht marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Kulturës së R. së Maqedonisë së Veriut, përkrahës financiarë dhe bashkëpunëtorë, udhëheqës të institucioneve të ndryshme si dhe shumë profesorë -veteran të artit figurativ në Tetovë , artdashës të cilët e kanë ndjekur rregullisht këtë manifestim tradicional.

Këtë radhë duke ndjekur udhëzimet dhe rregullat për masat e sigurisë ndaj Covid – 19 të parapara nga Ministria e Shëndetësisë së R. së Maqedonisë së Veriut, kolonia do të filloj realizimin nē hapësirat e hotelit “ Scardus “ që gjendet në qendrën turistike për sport dimëror Kodra e Diellit-Tetovë.

Duke marrë parasysh situatën aktuale të krijuar nga virusi Covid 19, pjesëmarrësit në koloni vijnë jo më larg se nga shtetet fqinje si dhe rajoni ynë. Gjithsej do të jenë 15 artistë të cilët do të ndjekin masat e sigurisë për mbrojtje nga virusi Covid 19, duke punuar me maska dhe mbajtur distancën e rekomanduar. Gjatë këtyre ditëve qëndrimi në koloni, artistët do të krijojnë tri vepra me teknika të ndryshme me tema të zgjedhura nga vet ata, që ne besojmë se do të jenë padyshim të frymëzuara nga natyra e bukur e Malit Sharr që e rrethon hotelin “Scardus”.

Instituti Nacional Galeria e Arteve –Tetovë  ju dëshiron fillim të mbarë artistëve – pjesëmarrës në koloni, duke shpresuar se vitin e ardhshëm kjo ngjarje tradicionale do të realizohet në kushte normale, duke pritur vizitorë dhe duke ndjekur nga afër punën e artistëve tanë.

 


Publikimi i mëparshëm

Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti: Jemi me fat që i takojmë kombit të shenjtores – Nënë Terezës

Publikimi i radhës

Preç Zogaj – “In Love” , një melodi polifonike

Publikimi i radhës

Preç Zogaj – “In Love” , një melodi polifonike

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!