• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 15 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

Rousseau – filozofi i ndjenjave

“Klasik është dikush që ka themeluar një kulturë”, T.S Eliot.

07/07/2021
| Bota, Spektër

Rousseau është figurë qendrore në kulturën moderne perëndimore në tërësi. Filozof, politolog, novelist, kompozitor, edukator, poet, kritik i shoqërisë, janë pikat kryesore të gjenialitetit të filozofit zvicran, Jean Jacques Rousseau.

Themeluesi i sentimentalizmit evropian, Rousseau shkruante se “Mos harroni, se unë, që po flas këtu, s’jam as filozof, as studiues, por një njeri i thjeshtë, njeri i së vërtetës, pa paragjykime, dhe pa sistem”.

Rousseau, autori i autobiografisë së tij të famshme “Rrëfimet”, krijoi art nga vuajtjet e tij, dhe asnjë autobiografi nuk i bën rivalitet sinqeritetit dhe të hapurit të shpirtit të tij në letër.

Substanca, ajo që qëndron në themel, të mendimit të Rousseau-së, është se njeriu, fondamentalisht, është i mirë, por se në shoqëri pastërtia e tij morale dhe shpirtërore prishet ose korruptohet.

Fryma e kohës në të cilën jetonte Rousseau, ishte epokë ku glorifikohej racionaliteti, mendimi shkencor materialist, që kishte zhbërë autoritetin religjioz, që kishte sjellë një jetë krejtësisht të çiluzionuar, dhe një ateizëm që kishte hyrë në modë në qarqet e rafinuara intelektuale.

Rousseau, krejtësisht i vetëm në këtë rrjedhë të pamëshirshme të etosit të kohës, krijon etosin e tij sentimental, moral, të ndjeshmërisë njerëzore të ngjyruar me letrat më të bukura filozofike.

I gjithë qenësimi i tij moral rrebelohej ndaj konkluzioneve të rrepta shkencore dhe teorike të iluminizmit materialist francez. Ai nuk i pranonte diktatet e një logjike të pandjeshme ndaj ndjenjave njerëzore.

Jeta, për Rousseau-n, ishte më e bukur se silogjizmet e filozofëve, dhe preciziteti matematikor i shkencëtarve. Rousseau i besonte ndenjave të pastërta njerëzore, e jo diagramave matematikore.

Në vitin 1749 akademia e Dijon-it ofroi çmim për esenë më të mirë mbi pyetjen “A e ka përmirësuar apo korruptuar moralin restaurimi i shkencave dhe arteve”?. Eseu i Roussaeu-së fitoi çmimin.

Kulturën e kohës e shihte më shumë ligësi se sa përparim dhe se prej kur ishin paraqitur njerëz të ditur, njerëz të mirë s’kishte më asgjëkundi. Jeta ishte bërë artificiale dhe ndërtohej mbi kalkulime racionale për tu ngritur shkallët e hierarkisë në shoqëri.

Njeriu ishte bërë mjet dhe jo qëllim, dhe ishte instrumentalizuar për tu përdorur si mjet ekonomik. Kuptimi i jetës ishte zhbërë, në favor të një materializmi të pashpirtë.

Rousseau propozonte të zhvilloheshin ndjenjat dhe afeksionet e mirësisë, e jo të zhvillohej intelekti në atë masë çmistifikimi të gjithçkaje. Arsimimi e bënte njeriun të mençur, por jo të mirë. Mençuria, te Rousseau, ishte gati se sinonime me dredhinë. Ndjenjat janë më të vlefshme se arsyeja.

Thomas Bentley në një kujtim për Rousseau-në shkruan se “Ai është instrument muzikor mbi zërat më të lartë të një koncerti, dhe shumë më i ngritur se gjendja e tanishme e shoqërisë; dhe të gjitha veçoritë dhe gabimet e tij, siç i quajnë, vijnë nga brishtësia e ndjenjave të tij. Unë habitesha nga intelekti i tij. Kur natyra krijoi këtë qenie, me siguri se e krijoi për në qiell, por para se t’ia jepte krahët, ai duhet t’i ketë ikur duarsh dhe të ketë rënë në tokë.”

Një prej ngjarjeve më të rëndësishme në jetën e Immanuel Kant-it ishte kur lexoi veprën “Emile ose Mbi Edukimin”.

Këtu Kanti kishte hasur në gjysmën e përgjigjes ndaj ireligjionit. Edhe Kanti si Rousseau-i ishte në betejën e errët mes teizmit dhe ateizmit, dhe përvetësoi idenë se në çështjet mbishqisore dhe religjioze duhet të bazohemi në favor të ndjenjës se ekziston diçka më e lartë e jo në arsye teorike.

“Miku im i dashur, unë nuk synoj të të bind. Unë e di se dy koka kurrë nuk janë të ndërtuara njësoj, dhe se pas shumë diskutimeve, shumë kundërshtimeve, dhe shumë qartësimeve, secili kthehet prapseprapë te ndjenjat e tij që i ka mbajtur në fillim. Unë mund ta kem pasur gabim gjithmonë, sepse pa dyshim se kam gabuar shpesh. Unë arsyet e mia i kam treguar, të mbetet ty t’i peshoh, t’i gjykosh, të zgjedhës”, i shkroi Rousseau një predikuesi gjenevas të quajtur Usteri. Albanianpost.com

 


Publikimi i mëparshëm

Kur të vdes lexo nja dy këngë të miat, të trishta…

Publikimi i radhës

Dikur kishte xhelozi dhe kritika ishte duartrokitja e atyre në rresht të parë

Publikimi i radhës

Dikur kishte xhelozi dhe kritika ishte duartrokitja e atyre në rresht të parë

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.