• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 10 Qershor 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Përfundoi me sukses Turneu Ndërkombëtar i Volejbollit në Rërë i organizuar nga Universiteti i Tetovës

Në mbylljen zyrtare të këtij evenimenti të pranishëm ishin: Kryetari i Federatës së Volejbollit në Maqedoninë e Veriut, z. Petar Jovanovski, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, dekanë, profesorë, emra të njohur të volejbollit, studentë dhe sponsorët të cilët ndihmuan në realizimin e këtij turneu.

05/07/2021
| Arsim, Maqedoni

Universiteti i Tetovës për tri ditë me radhë ishte nikoqir i Turneut Ndërkombëtar të Volejbollit në Rërë që u mbajt prej 2 deri më 4 korrik. Përgjatë këtyre ditëve tifozët patën mundësi të argëtohen me volejboll kualitativ, me aksione dhe dyluftime të forta.

Në mbylljen zyrtare të këtij evenimenti të pranishëm ishin: Kryetari i Federatës së Volejbollit në Maqedoninë e Veriut, z. Petar Jovanovski, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, dekanë, profesorë, emra të njohur të volejbollit, studentë dhe sponsorët të cilët ndihmuan në realizimin e këtij turneu.

Në këtë ngjarje sportive morën pjesë skuadra të njohura të volejbollit nga vendi ynë, Shqipëria, Serbia, Turqia, Bullgaria, Republika e Kosovës, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Kroacia, ndërsa katër ekipet më të mira luajtën për tre vendet e para. Fituese e turneut u shpall përfaqësuesja e Serbisë me lojtarët Milosh Miliq e Aleksandar Gavrilov, vendi i dytë i takoi përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, respektivisht nga Universiteti i Tetovës me lojtarët Hamza Vejseli dhe Adriatik Berisha, teksa përfaqësuesja e Kosovës me lojtarët Faton Mustafa dhe Armend Berisha përfundoi e treta.

Skuadrës së vendit të tretë, gjegjësisht përfaqësueses së Kosovës, medaljen ia ndau përfaqësuesi i bizneseve, Mr. Sc. Ibrahim Dehari, teksa skuadrës së vendit të dytë, përkatësisht ekipit të Maqedonisë së Veriut medaljen ia ndau Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, ndërkaq fituesit të turneut, ekipit të Serbisë, medaljen ia ndau kryetari i Federatës së Volejbollit në Maqedoninë e Veriut, z. Petar Jovanovski.

Mirënjohje morën edhe sponsorët të cilët mundësuan realizimin e kësaj ngjarjeje sportive, të cilat ua ndanë legjenda e volejbollit në vendit tonë, z. Namikqemal Mustafa dhe Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike, Prof. Dr. Haki Ismaili. Ky eveniment u përmbyll me një koktej ku të pranishmit patën mundësi të ndanin eksperiencat dhe përshtypjet e tyre dhe të diskutonin rreth organizimit të ngjarjeve të këtilla edhe në të ardhmen.


Publikimi i mëparshëm

Jani Thomai: Sfida kryesore, ruajtja dhe mbrojtja e gjuhës sonë amtare, si tipar kryesor i kombit

Publikimi i radhës

Kur të vdes lexo nja dy këngë të miat, të trishta…

Publikimi i radhës

Kur të vdes lexo nja dy këngë të miat, të trishta...

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!