• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 13 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Rajon

Çamëria duhet ta ketë vëndin e duhur në historinë shqiptare

Në fjalën e tij, Alket Veliu, kryetar i  Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini” tha se “Java Çame” është java më e rëndësishme e vitit, ku ne kujtojmë viktimat e gjenocidit grek ndaj popullatës shqiptare në Çamëri. Gjatë kësaj jave ne zhvillojmë aktivitete të larmishme historike dhe kulturore.

24/06/2021
| Rajon, Spektër

Kryetarët e Shoqatave dhe Fondacioneve kushtuar Çamërisë kanë kërkuar rishikimin e teksteve të Historisë në Shqipëri.

Në kuadë të “Javës Çame” është promovuar libri “Korrespodencë dhe dorëshkrime të Ali Pashë Tepelenës” nga prof.Dr. Irakli Koçollari

Kreu i Fondacionit Çamëria Hasan Tahsini kërkoi nga Akademia e Shkencave që në historinë shqiptare të ketë vend të rëndësishëm për spastrimin etnik dhe gjenocidin e shqiptarëve të zonës çame.

Sipas tij, Çamëria duhet të ketë vendin e duhur në histori dhe jo të ndikohet nga presioni i brendshëm dhe i jashtëm politik.

NJOFTIMI ZYRTAR

”Java Çame”, promovohet libri “Korrespodencë dhe dorëshkrime të Ali Pashë Tepelenës” të prof. Dr. Irakli Koçollari.

Alket Veliu: Të rishikohen tekstet e Historisë, Çamëria duhet të ketë vendin e vet

Irakli Koçollari: Historia e Çamërisë, shumë më e lavdishme se ajo që njohim

Në vijim të aktiviteteve të “Javës Çame”, në përkujtim të 77-vjetorit të gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë,  Akademia e Shkencave, Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” dhe Shoqata Patriotike “Çamëria” promovuan vëllimin e dytë të botimit të librit “Korrespodencë dhe dorëshkrime të Ali Pashë Tepelenës” të Prof. Dr. Irakli Koçollarit. Ky vëllim i është dedikuar shoqatës “Çamëria” që ka kontribuar përherë në kërkimet e identitetit tonë dhe ndriçimin e të vërtetave historike.

Në fjalën e tij, Alket Veliu, kryetar i  Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini” tha se “Java Çame” është java më e rëndësishme e vitit, ku ne kujtojmë viktimat e gjenocidit grek ndaj popullatës shqiptare në Çamëri. Gjatë kësaj jave ne zhvillojmë aktivitete të larmishme historike dhe kulturore.

“Është në nderin e Shoqates Patriotike Çamëria ta ketë pjesë të axhendës së javës çame këte vit promovimin e librit “Korrespodencë dhe dorëshkrime të Ali Pashë Tepelenës”, jo thjesht per faktin që autori  ia ka dedikuar këtë libër shoqatës tonë, për të cilën unë shpreh mirënjohje pa kufi, por edhe për faktin që Prof. Irakliu është një shqiptar patriot, dashamirës dhe mbështetës konsistent i çështjes çame dhe të drejtave të shqiptarëve të Çamerisë”.

Kryetari i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, Alket Veliu tha gjithashtu se:

“Bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave dhe Shoqatës Patriotike Çamëria, Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini” është forcuar dhe unë gjej rastin të falenderoj këtë institucion të nderuar.

Ne dime që Akademia e  Shkencave ka angazhuar disa historianë për të riparë historinë e shqiptarëve dhe ne besojmë që historia e Çamërisë duhet të ketë vendin e vet në historinë e Shqipërisë që nga lashtësia, mesjeta dhe deri më sot. Vend të rëndësishëm duhet të zërë spastrimi etnik dhe gjenocidi mbi shqiptarët e Çamërisë, e njohur kjo zyrtarisht edhe nga parlamenti shqiptar.

Padyshim vëmendje të veçantë duhet kushtuar edhe për lëndën e historisë së Shqipërisë në tekstet shkollore dhe besojmë që roli i Akademisë së Shkencave duhet të jetë aktiv në mënyrë që mos të jetë presioni i politikës së brendshme apo të jashtëme ai që duhet të diktojë shkruajtjen e historisë së Çamërisë”.

Ndëra prof.dr. Irakli Koçollari në fjalën e tij tha se në pjesën më të madhe të këtij vëllimi përmblidhen dokumente të panjohura për zhvillimet në krahinën e Çamërisë, për ngjarje të cilat ndikuan jo pak në rrjedhat e mëvona të historisë së saj.

“Kur Shqipëria dhe shqiptarët e Çamërisë të njihen me këtë fond arkivor dokumentash kaq të madh dhe të pasur do të rikonfirmojnë se historia e tyre është shumë e lavdishme nga ajo që ne njohim deri tani për Çamërinë. Kjo korrespodencë e Ali Pashës tregon shumë për historinë e asaj kohe të shqiptarëve të Çamërisë, qytetërimin, zhvillimin, tregëtinë deri tek emrat e familjeve çame, marrëdheniet shoqërore dhe tregtare. Ka letra dhe dokumenta të cilat flasin, për moralin, për familjen, për zakonet dhe tradita e Çamërisë, për raportet midis fshatrave të kësaj krahine, për normat dhe traditat zakonore të saj në këto dy shekuj. Me këtë korespodencë ne kemi një pasuri aq të madhe, për tërë jetën për historinë e Çamërisë, të cilat janë ende të pastudjuara dhe që mund të bëhen studime me tematika të veçanta për të thënë të vërtetën në mënyrë të denjë, se çfarë është dhe ka qenë Çamëria”– u shpreh prof.dr. Irakli Koçollari

Prof.dr. Irakli Koçollari tregoi se rëndësia e këtij dokumentacioni është se ai është shkruar nga shqiptarë.

“Unë kam gati 10-12 vjet që merrem me këto dokumente dhe kam zbuluar faktë të rëndësishme. Pas vdekjes së Ali Pashë Tepelenës dokumentacioni iku në Stamboll dhe për gati një shekull, nga viti 1822- 1920 ai qëndroi i panjohur. Në 1920 Jani Hoxhi, nipi i patriotit Koto Hoxhi arriti ta skedonte këtë dokumentacion. Pas vdekjes së tij askush nuk tregoi interes dhe deri në vitin 1972, kur një akademik grek arriti të zbulonte rëndësinë e dokumentacionit. Këto dokumenta janë 90 përqind të shkruara nga dora e shqiptarëve dhe kjo ka një rëndësi shumë të madhe sepse deri tani, historia e shqiptarëve edhe ajo e Çamërisë është e shkruar nga të huajt. Kjo ka shumë rëndësi se të huajt shkruajnë nga mentaliteti i tyre dhe nuk na njohin ne siç dimë ne të njohim njëri-tjetrin. Kjo është e vërteta e historisë sonë, por edhe e shqiptarëve të Çamërisë”.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin akademikë, profesorë, historianë e studiues, si Hajredin Isufi, Pëllumb Xhufi, Ksenofon Krisafi, të cilët në fjalën e tyre theksuan rëndësinë e studimit dhe shkruajtjes së historisë dhe kujdesin që duhet treguar jo vetëm për Çamërinë por edhe për historinë e Shqipërisë.

 


Publikimi i mëparshëm

Gjuha shqipe ndër shekuj

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës vijon bashkëpunimin me Observatorin e Magna Charta-s

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës vijon bashkëpunimin me Observatorin e Magna Charta-s

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.