• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 24 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Fakulteti Filozofik i UT-së e prezantoi ofertën akademike para maturantëve të mjekësisë në Tetovë

Ky prezantim kryesisht u fokusua në pesë programet studimore që i ofron Fakulteti Filozofik  si: Psikologji, Histori, Sociologji, Filozofi, dhe Filologji Orientale si dhe  në pika të shkurtra u fol edhe  për historikun e Universitetit të Tetovës që nga themelimi dhe rrugëtimin  ndër vite.

29/04/2021
| Arsim, Maqedoni

Nën udhëheqjen e koordinatorit për ECTS të Fakultetit Filozofik, Mr. Sc. Dritan Skenderi, i shoqëruar  nga dy asistentët e angazhuar në Fakultetin Filozofik, Mr.Sc. Bekim Sulejmani dhe Mr.Sc. Semra Halili-Skenderi, u bë prezantimi i ofertës akademike të Fakultetit Filozofik të UT-së për vitin akademik 2020/2021 para maturantëve të shkollës së mesme komunale “Nikolla Shtejn” në Tetovë.

Ky prezantim kryesisht u fokusua në pesë programet studimore që i ofron Fakulteti Filozofik  si: Psikologji, Histori, Sociologji, Filozofi, dhe Filologji Orientale si dhe  në pika të shkurtra u fol edhe  për historikun e Universitetit të Tetovës që nga themelimi dhe rrugëtimin  ndër vite.

Veç kësaj, maturantëve pjesëmarrës në këtë  takim  profesorët tanë ua paraqitën edhe disa nga objektivat e Fakultetit Filozofik, siç janë ngritja dhe avancimi i procesit të të nxënit, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar; Ofrimi i një procesi të mësimdhënies dhe mësimnxënies cilësore me njohuri të larta shkencore bashkëkohore; Përgatitja e studentëve për një shoqëri me standarde të larta, studentë me ide inovative dhe triumfues ndaj sfidave të kohës; Ofrimi i një numri të konsiderueshëm të programeve studimore edhe atë të nivelit të ciklit të parë – deridiplomik, të ciklit të dytë – master dhe të ciklit të tretë – studime të doktoraturës.

Në të gjitha programet studimore të Fakultetit Filozofik: Psikologji, Histori, Sociologji, Filozofi, dhe Filologji Orientale, studimet zgjasin tetë  semestra gjatë të cilave grumbullohen 240 ECTS. Maturantët si studentë potencial të ardhshëm u njoftuan edhe me mundësinë e përfitimit të bursave dhe programet e shkëmbimit Erasmus+ dhe Mevlana.  Numri i maturantëve të interesuar në këtë prezantim ishte i kënaqshëm. Oferta akademike e Universitetit të Tetovës po mirëpritet nga të gjithë maturantët e vendit të cilët dëshirojnë që studimet e tyre t’i ndjekin në Universitetin e Tetovës.

 

 


Publikimi i mëparshëm

Për kë shkruan shkrimtari?

Publikimi i radhës

Instituti Albanologjik i Prishtinës i përkujtoi personalitetet e muzikës popullore që u ndanë nga jeta gjatë pandemisë

Publikimi i radhës

Instituti Albanologjik i Prishtinës i përkujtoi personalitetet e muzikës popullore që u ndanë nga jeta gjatë pandemisë

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!