Kur pandemia solli në fillim të këtij viti një ndalesë të menjëhershme për sa i përket të gjitha formave të konferencave dhe mbledhjeve akademike në person, fillimisht na u krijua idea se do të ishte e përkohshme. Nuk arritëm të mendonim se zakonet tona të vjetra të të udhëtuarit deri në skajet më të largëta të botës, të takuarit me shokë dhe kolegë, dhe shkëmbimi i bisedave të shoqëruara nga një gotë vere ose birre mund të zhdukeshin përgjithmonë.
Gjithsesi, që nga karantina, ne jemi mësuar me simpoziumet dhe takimet online. Në terma të qëllimeve kryesore, këto evente kanë qenë të suksesshme: teknologjia funksionon, bisedat dërgohen dhe pikpyetjeve iu jepet përgjigje.
Eventet online gjithashtu kanë demonstruar benefite shtesë ndaj takimeve në person. Frekuentimi është rritur me faktorë midis 2 dhe 5, sepse pjesëmarrja online është shumë më e realizueshme për akademikët me fonde të limituara, përgjegjësi familjare të rëndësishme ose ngarkesa të mëdha mësimdhënieje.
Për më tepër, sesionet e diskutimit janë shumë herë më demokraktike; nuk është e mundur për një person dominant të pushtojë kohën e pyetjeve kur të gjithë mund të parashtrojnë përgjigjet e tyre me shtypjen e një butoni. Dhe për sa i përket kostove, në terma të parave dhe emetimit të gazeve të serës, ka pasur një përgjysmim.
Evidente gjithashtu janë dhe disavantazhet e mbledhjeve online. Mungesa e takimeve të rasteve nënkupton se ulen shanset e bashkëpunimeve të reja ose rekrutimeve postdoktorale.
Pandemia gjithashtu ka shpejtuar evolucionin digjital të sistemit periodik. Ditët e shfletimit të një periodike të printuar në librari kanë mbaruar vite më parë për të gjithë, por publikimet me akses të hapur dhe veçanërisht serverët e paraprintit kanë arritur një rëndësi të lartë përmes nevojës për shpërndarje të menjëhershme të kërkimeve rreth COVID-19.
Midis dy degëve të ligjërimit akademik, periodikat tradicionalisht kanë qenë më të rëndësishme për progresin e karrierës. Bisedat në takime janë shumë me të paharrueshme dhe më të mbushura me drama se sa emailet që të informojnë mbi pranimin e një dokumenti, edhe pse mbeten arsye për festim. Por disponueshmëria e të dhënave sasiore në volumet e publikimit, faktorëve të ndikimit të periodikave dhe normave të citimit të autorëve, pavarësisht të gjithë të metave të tyre të dukshme, mebten tepër tunduese për tu injoruar nga komitetet që vendosin në rekrutimin, promocionin dhe financimin. Sa e mundshme është që kjo të zëvendësohet nga përdorimi i serverëve të paraprintit – që bajpasojnë vlerësimin e kolegëve duke udhëhequr drejt lan çimit te disa gjetjeve dukshëm të parakohshme – mbetet të shihet në vazhdim.
Sistemi periodik u themelua në shekullin XIX. Një shifër në rritje e shoqërive të mësuara u themeluan, gjë që shtyu përiodikat të publikojnë versione të edituara të letrave që lexoheshin me zë të lartë në mbledhjet e tyre. Këto mënyra të komunikimit vazhduan teksa madhësia e komunitetit akademik u rrit me shpejtësi, por u kthyen gjithmonë e në më të shkëputura. Sasia e simpoziumeve që organizoheshin të shkëputuara nga publikimet periodike vazhdonte të rritje. Një koment i shpeshtë ishte se njerëz të po së njëtit profil të lartë jepnin biseda mbledhje pas mbledhjeje, duke prezantuar punë familjare që ishin tashmë të publikuara.
Sugjerimi im është të rikrijojmë procesin e shekullit XIX në një ënyrë të përshtatshme për shekullin tonë. Për tani, autorët do të zgjidhnin periodikën e përshtatshme për të balancuar impaktin e letrës me shanset për pranim dhe lidhjen me audiencën. Por të gjitha paraqitjet do të shoqëroheshin nga një prezantim verbal, të plotësuar nga slides dhe video. Kjo do të vlerësohej nga kolegët së bashku me dokumentin.
Unë dyshoj se shumë recensues do të shikonin fillimisht abstrakten pastaj të folurën si mënyra më e mirë për të kuptuar mesazhin dhe kualitetin. Pas pranimit, artikulli i edituar do të publikohej dhe bisedat e finalizuara do të postoheshin online.
Nëse autorët do të preferonin të shpallnin gjetjet e tyre para vlerësimit nga kolegët – mbase sepse ata duan të nxjerrin një rezultat para një raundi të madh aplikimesh – ata sërish mund të paraqisnin artikullin dhe bisedën shoqëruese në një server paraprint.
Prezantimi i bisedave mund të evoluojë në disa mënyra. Një skenar i dukshëm do të ishte që periodiku të paketojë bisedat e tij të fundit të pranuara në një seri simpoziumesh me një temë të caktuar, duke lejuar diskutimin dhe feedbackun. Akademikët do të mund të akordoheshin në bisedat që u interesojnë. Ndryshimet në zonat kohore do të ishin një problem, por ky shqetësim i një nate të vonë apo një mëngjesi të hershëm do të balancohej përballë përkushtimit 24/7 që kërkohet nga frekuentimi i një conference në person.
Do të kishte dhe një avantazh tjetër. Për herë të parë, do të mblidhnim të dhëna mbi numrin e njerëzve që hyjnë në një bisedë – si në fillim ashtu dhe në fund – si një matës i ri i besimit dhe impaktit të folësit. Ky indeks i audiencës do të ishte të paktën aq informativ sa faktorët e tjerë ndikues keqdashës. De, mbi të gjitha, nëse publikimi shkencor është i gjithi rreth komunikimit, pse duhet të përjashtohet varieteti verbal?
*Richard Oliver, professor agrikulture në Universitetin Curtin. Gazeta Liberale