• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E martë, 13 Prill 2021
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Universiteti i Tetovës filloi me prezantimin e ofertës akademike për vitin 2021/22

Përgjatë tërë prezantimit, nxënësit ishin mjaft kureshtarë për ofertën arsimore-shkencore, kushtet e studimit, programet, drejtimet studimore dhe mundësitë për punësim.

07/04/2021
| Arsim, Maqedoni

Universiteti i Tetovës ka filluar me prezantimin e ofertës arsimore – shkencore për vitin akademik 2021/22. Fakulteti Pedagogjik e prezantoi ofertën para nxënësve të Gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup. Duke zbatuar masat e caktuara nga organet kompetente për mbrojtje nga Covid-19, kjo ngjarje u zhvillua online. Përgjatë tërë prezantimit, nxënësit ishin mjaft kureshtarë për ofertën arsimore-shkencore, kushtet e studimit, programet, drejtimet studimore dhe mundësitë për punësim. Duke shikuar nga kjo pikëpamje, numri i studentëve që do t’i vazhdojnë studimet në Universitetin tonë pritet të jetë i lartë.

Në këtë prezantim morën pjesë: Prof. Dr. Buniamin Memedi, Doc. Dr. Teuta Rasimi dhe Doc. Dr. Jasmina Troshanska. Profesori i Fakultetit Pedagogjik Prof. Dr. Buniamin Memedi theksoi se interesimi ishte i madh, si rezultat i mundësive që ofron, traditës dhe kualitetit që ka Universiteti i Tetovës.  “Fakulteti Pedagogjik filloi me  prezantimet për  ofertën akademike 2021/22 me maturantët  e  Gjimnazit  ,,Ismet Jashari” ne  Likovë dhe me maturantët e Gjimnazit ,,Zef Lush Marku” në Shkup.  Me moton “Përkushtoju së ardhmes” te pranishmeve iu prezantua oferta akademike 2021/22. Në fund të prezantimit nxënësit kishin hapësirë të parashtrojnë pyetje. Maturantët ishin më tepër të interesuar për mundësinë e studimeve, për praktikat profesionale, për kompetencat e tyre që do t’i fitojnë gjatë studimeve dhe për mundësinë e punësimit pas kryerjes së studimeve. Ata apostrofuan Universitetin e Tetovës si zgjedhjen e tyre për të studiuar, sepse tani më ka traditë dhe kualitet të dëshmuar” – tha Prof. Dr. Buniamin Memedi.

Po ashtu edhe Fakulteti i Shkencave Matematike – Natyrore ka organizuar prezantimin e të gjitha programeve studimore për maturantët tanë. Në promovim morën pjesë dekani, prodekanët, shefat e programeve studimore dhe disa mësimdhënës të caktuar nga katedrat e kësaj njësie akademike.

Prezantimi online i ofertës akademike do të realizohet edhe në qytetet tjera të vendit tonë dhe më gjerë.


Publikimi i mëparshëm

Ja si mund të ndryshojë arsimi i lartë për më mirë

Publikimi i radhës

Botohet “Ora e Shkrimtarit”, një përkujtim i vlerave krijuese të autorëve të letërsisë shqipe

Publikimi i radhës

Botohet "Ora e Shkrimtarit", një përkujtim i vlerave krijuese të autorëve të letërsisë shqipe





Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2021 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI

2012-2021 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!