• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 2 Korrik 2022
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

UT dhe rrjeti AURORA e realizuan uebinarin e parë për ngritje të vetëdijes

Universiteti i Tetovës u përfaqësua nga një ekip i përbërë nga zyrat kompetente për çështje të përpilimit të programeve mësimore, të cilësisë dhe evaluimit, të hulumtimit dhe inovacionit, të studimit të ciklit të tretë, të marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe të menaxhimit të projekteve.

27/03/2021
| Arsim, Maqedoni

Në kuadër të rrjetit të aleancës AURORA, në të cilin Universiteti i Tetovës është partner i asocuar, u mbajt uebinari i parë për ngritje të vetëdijes. Ky ishte njëri ndër gjashtë takimet që planifikohen të realizohen gjatë kohëzgjatjes së projektit në kuadër të programit për mbështetje të zhvillimit të kapaciteteve (WP 4.4.).

Universiteti i Tetovës u përfaqësua nga një ekip i përbërë nga zyrat kompetente për çështje të përpilimit të programeve mësimore, të cilësisë dhe evaluimit, të hulumtimit dhe inovacionit, të studimit të ciklit të tretë, të marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe të menaxhimit të projekteve. Uebinari u hap nga përfaqësuesit e Universitetit PalackyOlomouc dhe përfaqësueses nga  Universiteti Vrije i Amsterdamit, si organizatorë të ngjarjes. Më pas vijoi prezantimi i tre koncepteve kyçe: korniza e kompetencave (CompetenceFramework), shërbime dhe bashkëkrijim (Servicelearningandco-creation), mobilitet virtual (Virtual Mobility).

Në grupe, ekipet patën mundësi të ndajnë përvojat sipas kontekstit unik të secilit universitet,të mësojnë mbi përvojat e institucioneve të tjera partnere, si dhe të këmbejnë ide për inicimin e disa prej aktiviteteve të propozuara gjatë takimit.

Ky uebinar shërbeu si një pikënisje për zhvillim të ‘aftësive të buta’ brenda programeve studimore, për zhvillimin e të mësuarit dhe ofrimit të shërbimeve akademike si mision i tretë i universiteteve, si dhe për vendosjen e një këmbimi virtual për studentët dhe stafin akademik. Pjesëmarrja e UT-së si partner i asocuar në një rrjet të këtillë, përkrah universiteteve udhëheqëse në hulumtim dhe inovacion, paraqet mundësi të shkëlqyer për të ndjekur ritmin e zhvillimeve dinamike në botën akademike.


Publikimi i mëparshëm

Muzeu Kombëtar i Fotografisë ‘‘Marubi’’, gati për në UNESCO

Publikimi i radhës

Studentët e Fakultetit të Arteve të UT-së e fituan vendin e parë në International Youth Music Competitions

Publikimi i radhës

Studentët e Fakultetit të Arteve të UT-së e fituan vendin e parë në International Youth Music Competitions









Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!