Sot, një grup studentësh të vitit të katërt të Universitetit të Tetovës (UT,) të cilët studiojnë në Fakultetin e Administratës Publike, në Programin e administratës publike, të shoqëruar nga profesori i tyre, Jahi Jahiu, e vizituan Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës të RMV-së (AZGJ).
Ata i priti drejtori Ylber Sela dhe bashkëpunëtorët Valmira Axhirexha dhe Jeton Sulejmani.
Me këtë rast, drejtori Sela u uroi mirëseardhje, duke u dëshiruar sukses në drejtimin e tyre studimor. Ndërkaq, Valmira Axhirexha dhe Jeton Sulejmani prezantuan një material më të zgjeruar për AZGJ-në, për ngritjen si institucion, sfidat, punën e deritanishme dhe synimet për të ardhmen.
Gjithashtu, studentëve u dhuruan botimet e AZGJ-së. Kjo vizitë do t’u shërbejë atyre për t’u njohur nga afër me punën në administratën publike, ku në të ardhmen mund të jenë pjesë e saj.
Burimi: www.facebook.com/apjazgj/
![](https://tradita.org/wp-content/uploads/2021/03/165333605_1139796013149298_4661155220662022459_n.jpg)
![](https://tradita.org/wp-content/uploads/2021/03/164632213_1139796063149293_1227850997108008160_n.jpg)
![](https://tradita.org/wp-content/uploads/2021/03/164765982_1139796079815958_5052933858313585570_n.jpg)
![](https://tradita.org/wp-content/uploads/2021/03/164878527_1139796023149297_118100946422589381_n.jpg)