• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 24 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Përkujtohet 100-vjetori i gazetës kombëtare “Drita”

Gazeta “Drita” ishte e para që u hap në Gjirokastër në gjuhën shqipe (1920-1924) me editor patriotin dhe publicistin demokrat Veli Hashorvën (1892-1975)

21/12/2020
| Kulturë, Shqipëri

Në qytetin e gurtë u përkujtua 100-vjetori i çeljes së gazetës kombëtare “Drita”, të parës gazetë në gjuhën shqipe në Gjirokastër.

Në faqet e saj botuan pena dhe personalitete, duke e shndërruar gazetën në tribunë  të mendimit atdhetar dhe intelektual.

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, tha se “përgjatë këtij rrugëtimi njëshekullor, Gjirokastra ka spikatur me profile gazetarësh, disa prej të cilëve i vlerësuam me mirënjohje”.

Kryebashkiaku Golemi tha se “mbështesim dhe inkurajojmë median në misionin e informimit me profesionalizëm të publikut”.

Gazeta “Drita” ishte e para që u hap në Gjirokastër në gjuhën shqipe (1920-1924) me editor patriotin dhe publicistin demokrat Veli Hashorvën (1892-1975). Veli Hashorva nuk ishte i panjohur për lëvizjen patriotike e kombëtare shqiptare. Ai ishte përfaqësues i një familje të vjetër gjirokastrite të parët e të cilit kishin administruar financat e Vilajetit të Janinës. Veprimtarinë patriotike ai e kish filluar në qytetin e lindjes, në Gjirokastër si anëtar i klubit “Drita” të themeluar atje më 1908. ©ata

 


Publikimi i mëparshëm

Akademik Alfred Uçi – njeriu i ditur, autoritar, dinjitoz…

Publikimi i radhës

Mësimi online i letërsisë

Publikimi i radhës

Mësimi online i letërsisë

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!