• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Mësimi online i letërsisë

As platforma Teams nuk po e shpëton shterpësinë e rrethanës online. Shkrimtari ka mbetur i pagojë. Dua ta shpëtoj shkrimtarin, të bëj detyrën time, ta ndërmjetësoj, por nuk e shpëtoj dot se as mua nuk më lë platforma. Ne jemi online. Shkrimtari ka ngecur është bërë memec. Kakofonia jonë ligjërimore më krijon lëvizjen imagjinare për ndërkalljen e një dialogu të supozuar.

21/12/2020
| Kulturë

Gëzim Puka – Në departament kam fatin të kem përballë një ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë shqipe bashkëkohore. Është Ridvan Dibra. Ai është çdo ditë në punë. Ai është online. Ndërsa mua më mbulon  një  hije  pikëllimi për humbjen që pëson në peshë fjala artistike e mbartur në këtë mënyrë. Në korridor dëgjohen tek-tuk hapa të ashpër me taka, që e zbehin edhe më shumë forcën e fjalës së zgjuar. Online, rrethanë absurde që e ironizojmë në të rrallë kur këmbejmë shikimet me shkrimtarin. Më shumë se kurrë po i besoj Umberto Ekos kur thotë: “…mos e besoni shkrimtarin për atë që thotë rreth veprës së tij, sepse atë çfarë ka pasur ndërmend, tashmë ai e ka thënë”.

As platforma Teams nuk po e shpëton shterpësinë e rrethanës online. Shkrimtari ka mbetur i pagojë. Dua ta shpëtoj shkrimtarin, të bëj detyrën time, ta ndërmjetësoj, por nuk e shpëtoj dot se as mua nuk më lë platforma. Ne jemi online. Shkrimtari ka ngecur është bërë memec. Kakofonia jonë ligjërimore më krijon lëvizjen imagjinare për ndërkalljen e një dialogu të supozuar. Burimi i krijimit letrar dhe krijimi i kuptimit rreth tij, po ndeshen në këtë platformën e mejdanit.  Mua më duket se po luhet një nga komeditë më të bukura në kushte pandemie. Teatri ka mbyllur, por dialogohet burrërisht: shkrimtari dhe kritiku.

Në zyrën e vogël ushton zëri kritik: “Aksiomë e kritikës nuk duhet të jetë se poeti nuk di ç’është duke thënë, por se ai nuk mund të flasë për atë që di. Prandaj të mbrosh të drejtën e kritikës për të ekzistuar  është të supozosh se kritika është një strukturë e mendimit dhe e njohurisë që ekziston nga e drejta e vet, me një dozë pavarësie nga arti me të cilin merret.”

Përballë nis shpotia. Atëherë shkrimtari “ç’ka qiti e foli”:

“Poezia dhe arti që predikon t’i rregullojë dhe kufizojë fuqitë e tij, nuk mund të bashkëjetojnë tok. Nuk ka art të tillë dhe kurrë nuk ka pasur…“

Interneti shkon e vjen.

“Do të forcohet rrjeti do të mbërrihet komunikimi”, – përpiqem të siguroj dëgjuesit duke u kujtuar skemën e komunikimit të Jakobsonit, thjesht kemi ndryshuar kanal. Provoj ta vijoj edhe unë ironinë. “Kritika merret krahasimisht me stilin dhe mjeshtërinë, me ndërlikueshmërinë e domethënies dhe të shkrirjes figurative. Ajo mëton të mos i dojë dhe t’i zhvlerësojë poetët oratorikë dhe pothuajse nuk merret fare me personalitetin heroik të shkrimtarit”.

Shkrimtari (Të lumtë goja kritik, mirë po thua): “Bukuria estetike shërben për ta zbutur peshën e ekzistencës sonë. Bukuria është një truk i forcës sonë primitive për t’i krijuar mundësinë njeriut të vazhdojë të jetojë. Ai propozon të braktisim figurën e kritikut erudit, për të kaluar tek figura e dëgjuesit estetik”.  Më pas vijon duke zbutur: “Kritikët janë intelektualë që kanë shije për art, por atyre u mungon fuqia për të prodhuar artin”.

Ka përsëri ndërprerje internet. Për të bërë paqe e njoftoj shkrimtarin se do të miratohet diçka ligjore për ta shpëtuar dhe për ta forcuar lidhjen me lexuesin. Teams-i është rruga shpëtimtare. Ai do ta forcojë lidhjen me lexuesin. Tashmë je në Teams o shkrimtar, je i shpëtuar! Iku letra, fluturoi! Shpëtuam!

Shkrimtari motivon online ato të paktë studentë dishepuj me kamera të fikura, por që e kanë mesataren. Dhe këta sehabë të rinj besnikë, qëndrojnë kundruall monitorit me plot trille letrare. “Letërsia është arti i fjalës,”- përpiqet të përmbledhë shkrimtari, por ndërkaq fjala online ka marrë dhenë dhe askush nuk i vë më fre. “Ju jeni besnikët e letërsisë, ndaj po ju jap një porosi…”

E ç’porosi mund t’u japë, veç në i dhëntë tollumbat e “Lulit të vocërr”. Ai është shkrimtari postmodern pak profet dhe shumë lojcak. Me ndërprerje po mundohet të thotë diçka. Kanali online dhe skema komunikative e Jakobsonit edhe kësaj radhe na shpëtoi.

I zhgënjyer vendosa ta lë shkrimtarin dhe mësimin po e zhvilloj në kushte shtëpiake. E lashë vetëm, nuk ia vlen ta mbështes më, sepse edhe ai është dorëzuar. Erdhi epoka dixhitale apo digjitale, pasi për drejtshkrimin e kësaj fjale akoma nuk e kemi vendosur. Në fund të fundit edhe shkrimtari ka grua e fëmijë, ndaj është i shqetësuar. Ç’të duhet trillueshmëria or qyqar, atë tashmë e kanë në dorë të tjerë. Arturo Ui-të e sotëm me shokë e me shoqe nuk marrin më as mësime retorike, sepse bëjnë fjalime e shkrime që ti as që ëndërron t’i nyjëtosh ndonjëherë. Ata janë ulur këmbëkryq kudo dhe shtyjnë e shtyjnë pafund. Ata janë online në çdo moment me maska e pa maska. Ata të japin ujë në bisht të lugës, ty dhe sojit tënd.

Mësimi online pritet të shtyhet përsëri, do aprovohen ligje të reja. Jetojmë në kohën e ligjshmërisë. Çfarë e pandeh ti demokracinë, në fund të fundit ajo është procedurë. Dhe shkrimtarit i kujtohet koha e “Gjumit mbi borë” dhe procedura e endjes së atij teksti që qëmtonte copëza nga jeta e tij aspak heroike. “Liria në rrezik”, por rreziku me karar. Nuk është ai që do ta shpëtojë botën. Ai po hakmerret me shpoti për dështimin në liri. Ai është në këtë log pa armë, prandaj s’mund ta japë as “gjânë”.

Tani e dimë që nuk kemi më nevojë për improvizim. Çdo gjë u ligjëruar. Urra! Por edhe në këtë rast shkrimtari e ka epërsinë ndaj kritikës së kohës dhe cinizmit të saj. Në këtë situatë kafkiane ai trimërohet lasgushianisht, mbyll kameran dhe audion në Teams, ul pak regjistrin e gjuhës, peshon me sy gjithçka që ka përreth dhe shpërthen: “Hiqmuni sysh, o të flamosur!” ©Gazeta liberale

 


Publikimi i mëparshëm

Përkujtohet 100-vjetori i gazetës kombëtare “Drita”

Publikimi i radhës

21 – 23 dhjetor 2020 / Edicioni i 59-të i Festivalit të Këngës në RTSH

Publikimi i radhës

21 - 23 dhjetor 2020 / Edicioni i 59-të i Festivalit të Këngës në RTSH

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.