• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 4 Korrik 2022
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

“Përpjekja”- shtëpi e kulturës për studentët shqiptarë në Beograd

15 nëntori i vitit 1957, shënoni themelimin e Shoqatës Letraro Muzikore të studentëve shqiptarë në Beograd.

07/12/2020
| Kulturë, Rajon

Studentët shqiptarë të Universitetit të Beogradit ishin bashkuar me qëllim të themelimit të një vatre kulturo-artistike që do të ruante dhe promovonte vlerat shqiptare.

Mesnëntori i këtij viti unifikoi ndihmën e profesorëve në Katedrën e Gjuhës Shqipe në Beograd, Anton Çetta, Idriz Ajeti dhe veprimtarëve të tjerë për themelimin e kësaj shoqate, që do të titullohej “Përpjekja”.

“Përpjekja” bashkoi rreth vetes shumë emra të njohur të letërisë, kulturës e çështjes atdhetare kombëtare.

Atë kohë, si studenti më i vjetër i Katedrës, kryetar i shoqatës u zgjodh Latif Berisha, sekretar Zekeria Cana dhe kryetar i Këshillit Artistik, Muhamed Kërveshi.

Vite më vonë, në kremtimin e 20 vjetorit të themelimit të Shoqatës “Përpjekja”, profesori Anton Çetta kishte treguar për idenë e lindjes së këtij emri.

“Me erdhën një grup studentësh për t’u këshilluar për themelimin e një shoqate studentore dhe se çfarë emri duhet t’i venin. Atëherë, vazhdoi profesori, unë u thash se ata kishin ardhur për të studiuar, për t’u përpjekur për t’i mbaruar studimet, për të dhënë ndihmesën e tyre për zhvillimin e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare në ish Jugosllavi, prandaj shoqata le ta marrë emrin, “Përpjekja”, kishte thënë Çetta.
Anëtarë dhe veprimtarë të “Përpjekjes” ishin ata që më vonë do të bëheshin shkrimtarët dhe poetët e njohur të Kosovës: Muhamed Kërveshi, Fahredin Gunga, Din Mehmeti, Agim Gjakova, politikani Riza Sapunxhiu, historiani, Zekeria Cana, piktorët: Muslim Mulliqi, Xhelosh e Mikel Gjokaj, shkenctari i njohur, Dervish Rozhaja, aktorët e njohur në tërë hapësiren e ish Jugosllavisë: Bekim Fehmiu, Faruk Begolli, Enver Petrovci e të tjerë. ©KultPlus.com

 


Publikimi i mëparshëm

Një sprovë për një skicë migjeniane

Publikimi i radhës

Botimet e Universitetit të Tetovës – pjesë e literaturës së qendrave prestigjioze të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Publikimi i radhës

Botimet e Universitetit të Tetovës – pjesë e literaturës së qendrave prestigjioze të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës









Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!