• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E martë, 13 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Universiteti i Tetovës i shpërbleu me bursa ekselentët e ciklit të parë dhe të dytë

Sipas përgjegjësit të Zyrës për Arsim të Universitetit të Tetovës, Doc. Dr. Ibrahim Neziri, këtë vit janë ndarë rreth 100 bursa për studentët e ciklit të parë dhe ciklit të dytë, të cilët i kanë plotësuar kushtet e nevojshme, siç janë kryerja në kohë e detyrimeve ndaj studimeve dhe notën mesatare ta kenë së paku 9.5.

30/11/2020
| Arsim, Maqedoni

Universiteti i Tetovës (më,19 nëntor 2020), i shpërbleu me bursa universitare studentët më të mirë në ciklin e parë dhe atë të dytë.

Ndarja e certifikatave për studentët ekselentë u bë pa ndonjë ceremoni solemne siç bëhej viteve të kaluara, kjo për shkak të situatës së krijuar në mbarë botën, pra edhe në vendin tonë, me pandeminë e shkaktuar nga virusi Covid-19 dhe rekomandimeve të organeve shëndetësore për mosgrumbullimin e njerëzve.

Sipas përgjegjësit të Zyrës për Arsim të Universitetit të Tetovës, Doc. Dr. Ibrahim Neziri, këtë vit janë ndarë rreth 100 bursa për studentët e ciklit të parë dhe ciklit të dytë, të cilët i kanë plotësuar kushtet e nevojshme, siç janë kryerja në kohë e detyrimeve ndaj studimeve dhe notën mesatare ta kenë së paku 9.5. Sipas Nezirit, studentët përfitues të bursës lirohen nga pagesa e semestrit pa marrë parasysh kuotën e studimeve.

Universiteti i Tetovës, me ndarjen e bursave universitare për studentët ekselentë ka filluar në vitin 2013 dhe gjatë këtyre tetë viteve përfitues të bursës kanë qenë mbi 1000 studentë të ciklit të parë dhe të dytë.

Ndarja e bursave realizohet në përputhje me Ligjin për arsimin e lartë, Statutin e Universitetit dhe me vendimin e Senatit të UT-së. Zyra për Informim


Publikimi i mëparshëm

Përfitimi i ndërdisiplinaritetit u jep studentëve aftësi në punë

Publikimi i radhës

Në vendin tonë po përjetohet një demokraci e vështirë nën diktaturën e varfërisë

Publikimi i radhës
VISAR ZHITI

Në vendin tonë po përjetohet një demokraci e vështirë nën diktaturën e varfërisë

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.