• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 3 Korrik 2022
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Arkivat – salla studimi në Shqipëri në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut

Në Bibliotekën e qytetit të Gjirokastrës u krijua këndi arkivor i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, për të qenë më afër qytetarëve dhe studiuesve.

15/11/2020
| Kulturë, Rajon

Kjo do të mundësojë që elita intelektuale e qytetit, përmes sistemeve elektronike të vendosura në dispozicion, të mund të ketë qasje në dokumentin arkivor, si të ishte në Tiranë, pa pasur nevojën e udhëtimit drejt kryeqytetit.

Për të përuruar këtë shërbim të ri të pranishëm ishin Drejtori i Përgjithshëm i DPA, Ardit Bido, deputeti i zonës Bledi Çuçi, i cili po ashtu mban postin e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Prefekti i qarkut Gjirokastër Odise Kote, kryebashkiaku Flamur Golemi, përgjegjësja e Bibliotekës Arminda Mevlani dhe pedagogu Shyqyri Hysi.

Ata panë nga afër se si do të funksionojë kjo risi e sjellë për Gjirokastrën në Bibliotekën “Apostol Meksi”, e që i mundëson komunitetit shkencor të qytetit dhe rrethinave të kenë qasje të plotë dhe të njëllojtë me sallën e studimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

Qëllimi i kësaj është që të nxitet kërkimi shkencor në Gjirokastër dhe të rrisë frekuentimin në bibliotekën e vet. Shërbimi për studiuesit do të ofrohet me të njëjtat rregulla, të njëjtat procedura, të njëjtën shpejtësi dhe të njëjtën formë siç ofrohet në Sallën e Studimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

Regjistrimi në Sallën e Studimit kryhet përmes internetit, jashtë këtij Këndi Arkivor, në adresën katalogu.arkiva.gov.al. Pas aprovimit, që zgjat një ditë pune, aplikuesi përmes e-mailit do të pajiset me fjalëkalimin për të hyrë në Sallën e Studimit. Pasi të jetë bërë ky regjistrim, qytetari dhe studiuesi mund të porosisë dosjet që dëshiron, ta konsultojë, si në këtë Kënd Arkivor, po ashtu edhe në adresën katalogu.arkiva.gov.al. Dosjet e porositura do të shërbehen ditën që është përzgjedhur nga aplikuesi në sistem dhe do të qëndrojnë të qasshme për pesë ditë pune.

E nisëm këtë risi të DPA-së në qytetin e Gjirokastrës për të vazhduar shumë shpejt dhe në të gjitha qytetet e tjera të Shqipërisë, në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

 


Publikimi i mëparshëm

Si u zbuluan varret ilire në sheshin e kalasë së Krujës

Publikimi i radhës

Botohet në Rumani romani “Funerali i pafundmë” i shkrimtarit Visar Zhiti

Publikimi i radhës

Botohet në Rumani romani “Funerali i pafundmë” i shkrimtarit Visar Zhiti









Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!