Abdulla Mehmeti – Një histori e madhe misterioze e Besëve, fisit ilir me gjuhë të veçantë, që përhapi kulturën, shkrimin dhe besimin e krishterë, nga fillimi, në gjuhën amtare bese, në dritën e studimeve të teologut të shquar rumun, prof. Dumitru Stăniloae.
Në shekujt e parë të përhapjes së krishterizmit në Lindje, kishte disa kisha të një popullsie, që sipas të gjitha gjasave vinin nga territoret jugore të Danubit. Në dokumentet e kohës, ky popull misterioz, i mbajti shërbimet fetare në gjuhën e tij amtare, që përmendet si gjuhë bese. Vetë Shën Niketa i
Ramesianës (Dardani), i cili zhvilloi aktivitetin e tij misionar në territoret Ilirikut, edhe të Bullgarisë dhe Serbisë së sotme, deri në veri të Danubit, përmendet si peshkop i Besisë.
Prania e Besëve misteriozë në Orient (Lindje) ka qenë temë studimi e teologut, Prof. Dumitru Stăniloae, i cili e lidh këtë fakt me një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe spektakulare që ndodhën në Jerusalem pas ringjalljes së shpëtimtarit Jezu Krishti: Ditën e Rrëshajave (rrëshajë(-t), festë e krishterë që kremtohet pesëdhjetë ditë pas pashkëve: dita e rrëshajëve. Bëhet fjalë për momentin kur “Shpirt i Shenjtë i Jezu Krishtit në të njëjtin kuptim dhe predikim të tij, zbriti në shëmbëlltyrën e gjuhëve të kombeve të ndryshme”, siç thotë teologu i madh rumun.
Por, a ishin prezentë në ngjarjen historike përfaqësues të kombit nga territoret e “ujqërve nga Ustra (Histra) – Rodope”, pasardhësit e të cilëve jemi ne, të sotmit? Ungjilli i Gjonit dhe veprat e apostujve flasin për praninë në Jerusalem të “grekëve nga Pontia” (rajon i lashtë i grekëve në brigjet jugore të liqenit Kaspik – Persi), si në Javën e Pasionit të Jezuit ashtu edhe në Rrëshajë. Nuk përjashtohet që nën emrin “grekë” në fakt përmenden përfaqësuesit e Dakëve.
Misioni pasues i Shën Ndreut (shenjt mbrojtës i rumunëve, ukrainasve etj.), apostullit me të cilin ata “grekë” kishin diskutuar në Jerusalem) në territorin Istru (Rumani) mund të ishte një argument në këtë drejtim.
Gjuhët e tokës dhe rëndësia e tyre, midis Babelit (Mesopotami) dhe Rrëshajave
Duke folur për ngjarjen e Rrëshajave, Shën Gregori i Nysës thotë se, në kundërshtim me atë që ndodhi në Kullën e Babelit, kur shfaqja e larmisë së gjuhëve bëri që të pranishmit të mos e kuptonin më njëri-tjetrin, në Rrëshajë, domethënë, në lindjen e Kishës, përmes të njëjtës larmi gjuhësh u arrit harmonia midis të gjithëve, sepse të gjithë kuptonin dhe shprehnin të njëjtën gjë në gjuhë të ndryshme. “Respekti për Rrëshajën për gjuhët e johebrenjve u tregua nga Kisha në shekujt e parë, duke përdorur këto gjuhë jo vetëm për konvertimin e popujve të ndryshëm, por edhe më pas, duke i pranuar ato si gjuhë adhurimi dhe duke pranuar përkthimin e Biblës në ato gjuhë dhe zhvillimin e letërsisë së krishterë”, vërejti At Profesor Staniloae në një artikull të titulluar “Universaliteti dhe Etnia e Kishës në Konceptimin Ortodoks”.
Besët përmenden në burime historike të shumta
Prania e trakëve në Lindje ishte një fakt i njohur në shekujt e parë të krishterimit. Një studim nga At Stăniloae, i titulluar “Gjuhët e predikimit në manastiret e Orientit”, botuar në vitin 1976 në revistën “Kisha Ortodokse Rumune”, tregon se Teodori i Patrës, rreth vitit 530, duke përshkruar jetën e Shën Teodosit të Madh (529), tha se rreth vitit 465 ai themeloi një manastir në lindje të Bethlehemit, i cili kishte katër kisha, dhe në njërën prej tyre, “populli Besian ngriti në gjuhën e tij lutjet e Zotit” (Patrologia graeca CXIV, kol. 505 C).
Në një shkrim për jetën e Shën Teodosit të Madh, duke iu referuar një përshkrimi të një udhëtimi në malin Sinaj, ka pasur tre abatë që kanë folur në atë manastir në gjuhën latine, greke, siriane, egjiptiane dhe Besa (Antoni Placentini- 911-912) . Siç mund të shihet, bëhet një dallim i qartë midis latinishtes dhe gjuhës bese.
Këtu përmenden edhe fakte të tjera historike të pranisë së Besëve në Lindje: John Moscu, që jetoi në gjysmën e dytë të shekullit të gjashtë dhe gjysmën e parë të shekullit të shtatë, flet në veprën “Spiritual Pratum” për ekzistencën e dy manastireve në Palestinë me të njëjtin emër – Soubiba -, njëri në gjuhën Bese dhe tjetri në gjuhën Siriane; në “Jeta e Shën Savës” flet për disa manastire në Palestinë; në vitin 553, manastire të Besëve në Kostandinopojë, ndryshe nga tre manastire të tjerë të rumunëve, një të egjiptianëve dhe një tjetër i sirianëve. Në një dokument drejtuar Perandorit Justinian, nënshkruar nga abatët e këtyre manastireve dhe të tjerëve në Kostandinopojë, nënshkruar nga dhjaku Zoticos, abati i një manastiri në Skithi. Gjithashtu, në të njëjtin dokument, një manastir tjetër quhet “i Basëve” dhe një tjetër i “Shën Besi”. Prania e shpeshtë e besëve në Orient u vu re edhe nga historiani gjerman Karl Holl, i cili tërhoqi vëmendjen për këtë fakt në 1928.
Një popull i shtrirë nga Karpatet deri në Athinë dhe Bosfor
Prof. Dumitru Stăniloae e shpjegon këtë prani të Besëve me “madhësinë dhe shtrirjen e këtij populli Trak i romanizuar, i cili mbante një emër tjetër, atë Bese, që ka luajtur një rol të rëndësishëm në Perandorinë Romake dhe më pas në atë Bizantine, gjatë shekujve I-VII , si dhe zellin e tij të veçantë fetar”. Sipas të njëjtit burim, populli besë-trak shtrihej “nga veriu i Karpateve, në jug të Pindit, pranë Tebës dhe Athinës, madje përtej Bosforit, Bithinia në Azinë e Vogël”.
Për shtrirjen e popullit Bes në hapësirë më të gjerë dëshmon edhe emri i lashtë i Maleve të Ballkanit, Malet Haemus. Besohet (sipas shumë studiuesve) se ky emër rrjedh nga fjala trake (Bese)* saimon, ‘kurriz mali’, e cila është e pakontestuar por e hamendësuar si formë origjinale trake e fjalës “Emos” në gjuhën greke. Por, edhe në gjuhën e sotme shqipe, me shumë kuptim mund të shpjegohet prejardhja e emrit të Maleve Hemos-Haemus: Hije+mas – Hije+madh, Mali Hijemadh.
At Stăniloae përmend gjithashtu mbishkrimet e shumta bese-trake të përmendura nga W. Tomaschek, në të cilat janë të pranishëm emra të tillë si Bitius, Bitii, etj. dhe hedh hipotezën se vetë emri Bizant është me origjinë Bese-trake. “Emri i Besëve nuk ishte vetëm trakas, por shtrihej nga jugu i Danubit edhe nga veriu i tij”, thotë At Staniloae.
Gjuha Bese, dëshmi e krishterimit të paraardhësve tanë, të lindur në Rrëshajë
Prania masive e kësaj popullsie në Lindje i atribuohet studiuesit Tomaschek dhe faktit se, “pasi Trakët u bënë një provincë Romake, Besët dhanë kontingjentin kryesor të legjioneve dhe të flotave Romake”, numri i tyre arriti në 200,000 persona. Ata udhëtuan në të gjithë Perandorinë, edhe në Vendet e Shenjta të Lindjes, dhe kishin autoritet ta impononin gjuhën e tyre.
Por, siç vëren At Stăniloae, prania e shpeshtë e Besëve në Orient, në gjuhën e tyre demonstron gjithashtu ekzistencën e “një krishterimi të lashtë, të ruajtur në një gjuhë të ndryshme nga ajo që u përhap nga Roma (latinishte), duke filluar nga viti 200, në të gjithë Perëndimin, duke devijuar nga fillimi traditën e Kishës, e cila nuk shtypte gjuhët popullore kombëtare në Kishë”. Kjo do të thotë, e Kishës së Rrëshajave, në të cilën fjala e Zotit u dëgjua në Jerusalem, përmes zërit të apostujve dhe në gjuhën e paraardhësve tanë.
(10.XI.2020)
Foto: Sipas hartave të vjetra dhe mitologjisë së lashtë (Orakulli i Dionisit), vendbanimi i lashtë kryesor i fisit ilir të Besëve ka qenë në Rodope.
* Emri i lashtë i Rodopeve në gjuhën Bese (siç thuhet, me origjinë Trake), përmendet me emrin Hetera-Hetaera. Sipas studiuesit William Smith “Dictionary of Greek and Roman Biography and Mythology” (1870), vol. 1, p. 268.], që e përmend disa herë edhe Herodoti. Sipas mendimit tonë, kuptimi më i saktë i këtij emri buron nga fjala HI (hiri) dhe TERRA (tokë, në gjuhën latine): tokë e hirit (kozmik); tokë ku bien shumë meteorë (ky është një fakt).
* Libri i shenjtë BIBLA BESSICA (BIBLIA BESHOY), në gjuhën bese, nga Shën Niketë Dardani.