• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 2 Korrik 2022
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Klubet e volejbollit të Universitetit të Tetovës rrugëtojnë drejt titujve kampionë

Kapiteni i ekipit, Hamza Veseli deklaroi se ky sukses është arritur nga angazhimi i përbashkët ekipor.

03/11/2020
| Arsim, Maqedoni
Klubet e volejbollit të Universitetit të Tetovës rrugëtojnë drejt titujve kampionë

Klubet e volejbollit të Universitetit të Tetovës rrugëtojnë drejt titujve kampionë


Në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e parë të Maqedonisë së Veriut në volejboll, KV “Universiteti i Tetovës”, në kategorinë e meshkujve, ka shënuar fitore përballë KV “Janta Volej”, me rezultatin e thellë 3:0 në sete, në takimin që u luajt në Shkup më 30 tetor (e premte).

Me këtë fitore, klubi ynë ngjitet në vendin e parë të renditjes me 12 pikë dhe konfirmohet si njëri ndër pretendentët për titull, pasi nga 4 ndeshjet e zhvilluara ka shënuar 4 fitore, duke dominuar plotësisht ndaj kundërshtarëve në çdo aspekt të lojës.

Kapiteni i ekipit, Hamza Veseli deklaroi se ky sukses është arritur nga angazhimi i përbashkët ekipor. “Fshehtësia e këtij suksesi është si rezultat i punës së palodhshme të gjithë ekipit dhe stafit drejtues. Besoj se deri në fund do të shpallemi kampion vjeshtor”, tha kapiteni i skuadrës, Hamza Veseli.

Sikurse skuadra në kategorinë e meshkujve edhe KV “Universiteti i Tetovës”, në kategorinë e femrave, nuk njeh humbje. Në takimin e fundit, të luajtur në Tetovë kundër KV “Nakovski Volej”, më 31 tetor (e shtunë), klubi ynë triumfoi me rezultat 3:2 në sete dhe renditet në pozitën e dytë me 5 pikë, por ka një ndeshje më pak se skuadra e vendit të parë dhe nëse vazhdon me këtë ritëm, me shumë mundësi titulli do të përfundojë te ekipi i Universitetit të Tetovës. Zyra për Informim


Publikimi i mëparshëm

Kujt do t’ia këndoj trishtimin tim? Këtij populli pa Atdhe?

Publikimi i radhës

Vjosa Osmani propozon ngritjen e shtatores së Çettës në Kuvendin e Kosovës

Publikimi i radhës

Vjosa Osmani propozon ngritjen e shtatores së Çettës në Kuvendin e Kosovës









Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!