Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Haki Ismaili (28 tetor 2020), i shoqëruar nga Prof. Dr. Fadil Rexhepi, realizoi vizitë pune në Universitetin e Sporteve të Tiranës, ku u prit nga Rektori i këtij Universiteti, Prof. Dr. Agron Kasa.
Në këtë takim u bisedua për tema që janë në interes të të dy universiteteve e në veçanti të studentëve dhe profesorëve të Fakultetit të Kulturës Fizike të UT-së dhe atyre të Universitetit të Sporteve të Tiranës.
Po ashtu, u diskutua edhe për forcimin e marrëdhënieve midis dy universiteteve, si dhe për mundësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore.
Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike të UT-së, Prof. Dr. Haki Ismaili e njoftoi Rektorin edhe për zhvillimet e fundit në Universitetin tonë, si dhe masat e ndërmarra në luftën për mbrojtje shëndetësore nga pandemia Covid-19. Zyra për informim