• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 13 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Universiteti i Tetovës dhe Akademia e Studimeve Albanologjike nga Republika e Shqipërisë e zyrtarizojnë bashkëpunimin e tyre në lëmin e kërkimeve shkencore

Gjatë vizitës së tij në Universitetin e Tetovës, Rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, Akademik Prof. Dr.  Marenglen Verli, është pritur në takim pune nga prorektori për Arsim, Prof. Dr. Reshat Qahili.

30/10/2020
| Arsim, Maqedoni, Shqipëri

Universiteti i Tetovës dhe Akademia e Studimeve Albanologjike nga Republika e Shqipërisë e intensifikojnë  bashkëpunimin e tyre në funksion të zhvillimit institucional edhe në lëmin e kërkimeve shkencore. Gjatë vizitës së tij në Universitetin e Tetovës, Rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, Akademik Prof. Dr.  Marenglen Verli, është pritur në takim pune nga prorektori për Arsim, Prof. Dr. Reshat Qahili. Në këtë takim u tha se marrëveshjet e reja për bashkëpunim, veprimtaria arsimore dhe kërkimet shkencore edhe në kushte pandemie duhet të vijojnë të zhvillohen, gjithnjë duke iu përmbajtur rekomandimeve dhe protokolleve të posaçme të autoriteteve shtetërore.

“Sigurisht se, e gjithë vëmendja sot është te kujdesi për shëndetin dhe përpjekjet maksimale në betejën  kundër përhapjes së virusit korona, por edhe në këto rrethana jemi të angazhuar që të mos cenohet procesi mësimor-shkencor, andaj kemi ndërmarrë veprimet e duhura që ta realizojmë veprimtarinë e përgjithshme të Universitetit edhe në kushte pandemie”, deklaroi prorektori për Arsim, Prof. Dr. Reshat Qahili.

“Vizitat në institucionin Tuaj i konsiderojmë me rëndësi të veçantë, sepse ndër vite e kemi kultivuar bashkëpunimin dhe në këtë mënyrë kemi pasur rezultate dhe suksese të përbashkëta, që kanë lënë gjurmë në fushën e studimeve shkencore. Përtej raportit vëllazëror, institucionet tona kanë dhënë shembullin se si me përkushtim, seriozitet dhe punë arrihen suksese të mëdha, andaj, më vjen mirë që sot me këtë vizitë po i hapim rrugën zyrtarizimit të një marrëveshjeje tjetër, që ka synime të qarta për arsimin, shkencën dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit”, thekoi rektori  i Akademisë së Studimeve Albanologjike, Akademik Prof. Dr. Marenglen Verli.

Marrëveshja e zyrtarizuar sot, mes dy institucione arsimore dhe shkencore përfshin bashkëpunimin në fushat akademike me interes të përbashkët, bazuar në parimet e barazisë dhe të reciprocitetit; shkëmbimin e stafit akademik, të hulumtuesve dhe studentëve në kuadër të veprimtarive kërkimore-shkencore; nxitjen, mbështetjen dhe realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore; nxitjen, mbështetjen dhe realizmin e veprimtarive të tjera shkencore (konferenca, seminare dhe botime në fushat me interes të dyanshëm), si dhe shkëmbimin e literaturës shkencore; hulumtimin e arkivave dhe bibliotekave të ASA-së nga stafi akademik dhe studentet e UT-së.

Me këtë marrëveshje, të dy institucionet akademike e konfirmojnë bashkëpunimin e frytshëm dhe përkushtimin e tyre në avancimin e studimeve shkencore në fushën e albanologjisë. Zyra për informim


Publikimi i mëparshëm

Nga Zvicra në Itali për t’i thënë “po” njëri-tjetrit në Horën e Arbëreshëve

Publikimi i radhës

RMV / 5 persona kanë ndërruar jetë me Covid-19, 934 raste të reja

Publikimi i radhës

RMV / 5 persona kanë ndërruar jetë me Covid-19, 934 raste të reja

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.